Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës. Duke dënuar rëndë vendimin e opozitës për të braktisur jetën parlamentare, ministri u shpreh se një ndër ndryshimet në Kushtetutë duhet të jetë edhe fakti se kush braktis sistemin, duhet të paguajë edhe me ekzistencën elektorale.
“Pjesëmarrja në sistem, është e vetmja rrugë për zgjidhje. Ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës, ku mes të tjerash të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin, duhet të paguajë edhe me ekzistencën elektorale.
Kush mendon se politika është vetëm për të përfituar, kufizon veten. PD duhet të rikthehet në Kuvend”, tha Majko.