Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Nicola Gratteri ka folur hapur për bandat shqiptare, të cilave u ka bërë një profil të karakteristikave të tyre kryesore.
Gjatë një leksioni në Universitetin e Kalabrisë, Gratteri është shprehur se mafia shqiptare është e lidhur ngushtësisht me Ndragheta-n dhe po fiton dita ditës terren të konsiderueshëm në Itali.
Dy janë tiparet e mafies shqiptare sipas tij: Forca dhe egërsia.
“Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndragheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, tha prokurori.