Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mafia shqiptare e dorëzoi tek ISIS, si babai nga Lushnja i shpëtoi vdekjes

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mafia shqiptare e dorëzoi tek ISIS, si babai nga Lushnja i shpëtoi vdekjes

Të shtënat e kallashnikovit ende gjëmojnë në veshët e tij. Ndërsa sot, 3,000 kilometra e ndajnë atë nga kampi i stërvitjes së xhudistëve, ku u retruktua nga mafia shqiptare, e më pas e gjeti veten të burgosur në kampin e ISIS. Ai ende kujton në çdo detaj nga shpërthimet fatale.  Bëhet fjalë për një 29-vjeçar shqiptar, i martuar dhe baba i një  8-vjeçar. Ai është  Ervini, dhe është në dijeni se ky makth do ta ndjekë për gjithë jetën, raporton lindependant.fr. 

Kjo është një frikë e brendshme, e cila i është mbështjellë në stomak e duhet kapërcyer pasi i tillë ka qenë fati për të. Ishte fundi i marsit të vitit 2015, kur jeta e tij ndryshoi për keq.

“Ata me lanë në dorë një kallashnikov”.

Ervin  jetonte me familjen e tij në Lushnje, vendlindja e tij në Shqipërinë qendrore-perëndimore. “Kam një shtëpi të bukur me një kopsht të madh të mbjellë me ullinj,” buzëqesh, ai dhe bëhet nostalgjik. Ai tashmë është baba i një djali, dhe jeta vazhdon. Të vetmen gjë që ai kërkonte, ishte puna. “Dhe një kushëri më ofroi një punë si riparues  aparatesh shtëpiakë”, thotë ai. Puna ishte në Stamboll, Turqi, dhe do paguhej mirë.

Ervin pranon se bashkë me 16 djem të rinj u morën dhe u dërguan me një autobus në ferr. Ai tha që kishin kaluar Turqinë dhe kishin shkuar në  Zile, të tokën e premtuar të xhihadistëve.  “Nga atje, kanë ardhur dhe na kanë marrë me makinë”, thotë Ervin,  ku në fytyrën e të cilit mund të dallonit qartë dhimbjen. “Një kamp i madh trajnimi, i izoluar, i vendosur në mes të maleve, pranë Detit të Zi”. Hidhërimi i parë për atë ishte momenti kur kishte parë flamujt e ISIS.

“Ishte errësirë, ne ishim të mbyllur në një dhomë dhe nëpër vrimat  pamë kamionë të mbushur me armë që hynë brenda kampit”. Kur zgjohen, Kalvari i pret. “Na u tha puna e vërtetë që do bënim aty, ata që dinin të xhironin do të merrnin 9,000 dollarë, të tjerët 3,000 dollarë. Doja t’i refuzoja, të largohesha, por ata me dhanë një  Kallashnikov  dhe ma bënë të qartë që nuk kishte kthim prapa”.

Ervini për një moment humbi ndjenjat. Ai humbi babanë kur ishte fëmijë, dhe mendoi për djalin e tij të vogël, i tmerruar se historia e familjes po përsëritej . “E pashë veten dhe vendova se do vdes aty,” thotë ai, e në sy të tij shfaqej dëshpërim, duke menduar për ditët e terrorit. Aty kreu i grupit i mësonte për të gjitha format e dhunës, që nga: Vrasja, ekzekutimi, skllavëria, propaganda, kërcënimet me vdekje, persekutimi … “Unë kisha vetëm një shpresë, të ikja, nuk flija, nuk gëlltitja asgjë, ata  me jepnin bukë, por unë nuk hëngra asgjë”.

Koha po kalonte, por Ervin donte të gjente një mundësi se si të shpëtonte nga aty. Shansi i tij ishte në mbrëmjen e 11 prillit 2015.  Ata e kishin caktuar roje. “Unë i thashë unë doja të beja pushim dhe me lejuan. Rojet e tjerë po merreshin me punë. Unë u fsheha nëpër pemë. Luftëtarët sapo e kuptuan u ngritën në këmbë. Ishte natë dhe ata ndezë zjarr në drejtimin tim”.

Gjashtë orë më vonë, duke ecur në këmbë ai arrin në një vend disi më të sigurt. “Një grua më mori dhe më ofroi një biletë autobusi për në Stamboll”.

Ai detyrohet të shkonte në Shqipëri merr gruan dhe djalin dhe ikin për në Gjermani. Ai ndiqen nga mafia shqiptare në Shqipëri, ndaj duhet të largohej. Shko në Gjermani dhe  pas disa muajsh e kishin dëbuar për në Shqipëri.

Ik ose vdis

Këtë herë, Ervin flet për një kontrabandist. “I dhashë atij 1.500 euro për të na dërguar nga Italia në  Francë, arritëm në Montpellier, bëmë një kërkesë për azil por u refuzua, erdhëm për të marrë strehim në Perpignan”. I ndihmuar nga ASTI 66, një shoqatë solidariteti me emigrantët, Ervin i bën thirrje komisionit kombëtar për të drejtat e azilit. Ndërsa pret të rishqyrtojnë dosjen e tij, ai edukon të birin, mëson frëngjishten, punon vullnetarisht për kolektivitetin. Por vuajtja është me të dhe frika e kthimit në Shqipëri e tmerron.  “Dy djem të tjerë u përpoqën të largoheshin nga kampi pas meje, por ata ishin qëlluar dhe nuk kishin mundur të kinin nga kjo organizatë. Mafia shqiptare mund të më kapë, jam i  e lodhur, e i pashpresë,” shtrëngon ai.

“Do të marr rrezikun përsipër për të dëshmuar kundër terrorizmit, në mënyrë që të mos kthehen në Shqipëri, atje më pret vdekja”, thotë ai./TIRANA TODAY/

Tags: arratisbabaiISISKampiRrëfehetshqiperishqiptarvdekje

TË LIDHURA

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Next Post
Shifrat e frikshme/ Në tre vite gati 1 milion shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Lotaria Amerikane/Sa do përfitojnë dhe si të shmangni gabimet, ambasada jep sqarime të rëndësishme

“Terrorist, fashist, diktator”, Erdogan masakrohet në Gjermani: Ky njeri duhet të jetë në Hagë!

“Terrorist, fashist, diktator”, Erdogan masakrohet në Gjermani: Ky njeri duhet të jetë në Hagë!

Të shtëna me armë në Shkup, viktima dhe të plagosur

Të shtëna me armë në Shkup, viktima dhe të plagosur







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com