Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Madridi “oaz” argëtimi në “shkretëtirën” e krijuar nga kufizimet evropiane

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Madridi “oaz” argëtimi në “shkretëtirën” e krijuar nga kufizimet evropiane

Në Madrid festa e vërtet nis pas orës 11 të natës atëherë kur lokalet janë të mbyllura dhe hyn në fuqi ndalim-qarkullimi.

Ky është momenti kur grupe të rinjsh nga Italia, Holanda, Gjermania dhe e Franca, bashkohen me bashkëmoshatarët e tyre spanjollë në rrugët e ngushta të Madridit në kërkim të mundësive për argëtim të paligjshëm. Shumica e tyre janë rreth të 20-at, të etur për të festuar në kryeqytetin spanjoll gjë që nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë për muaj me radhë në vendin e tyre, për shkak të masave të rrepta të bllokimit.

Falë politikës së bareve dhe restoranteve të hapura, si brenda ashtu edhe jashtë, si dhe duke mbajtur hapur muzetë e teatrot edhe në ato raste kur infeksionet kanë mbingarkuar spitalet, Madridi ka krijuar reputacionin e një oazi për argëtim në shkretëtirën e krijuar nga kufizimet në Evropë.

Rajonet e tjera spanjolle kanë një qasje më të rreptë ndaj argëtimit. Vendpushimet në bregdet ofrojnë një gamë të kufizuar opsionesh për ata pak vizitorë që u shfaqën, çka përkon me javën e Pashkëve, mes një sërë rregullash kontradiktore evropiane të udhëtimit.

“Është privilegj për mua të shkoj në lokale sepse në Francë nuk mundesh. Këtu mund të shkoj në restorante, të ndaj kohën me miqtë jashtë shtëpisë, të zbuloj qytetin“, thotë Romy Karel. 20-vjeçarja nga Berlini fluturoi drejt Madridit të enjten e kaluar nga qyteti francez Bordo, ku ajo po studion për shkenca shoqërore.

“Nuk më kujtohet kur ishte hera e fundit që e kam bërë një gjë të tillë“, thotë ajo.

Vizitorët po u sjellin punë disa bizneseve jetike për vendasit dhe u kanë dhënë politikanëve edhe më shumë argumente për të debatuar para zgjedhjeve rajonale të polarizuara. Isabel Díaz Ayuso, presidentja rajonale e Madridit e cila kandidon për t’u rizgjedhur, po përpiqet të tërheqë vota përtej mbështetësve të saj konservatorë duke bërë fushatë nën sloganin e “lirisë”.

Jashtë kryeqytetit, përpjekjet për të filluar turizmin po sjellin rezultate të ndryshme. Pjesërisht, kjo për shkak të një numri rregullash në nivel rajonal, kombëtar e madje evropian që ndalojnë udhëtimet e brendshme jothelbësore duke krijuar një boshllëk për ata që kërkojnë të pushojnë në Spanjë.

Megjithëse Gjermania ka ndaluar të gjithë turizmin e brendshëm dhe ka shkurajuar udhëtimet jashtë vendit, qeveria i ka lejuar udhëtimet në ishujt Baleare të Spanjës, të cilat kanë një normë të ulët infeksioni. Por shumë nga ata që kishin rezervuar hotele u zhgënjyer kur mbërritën, pasi mësuan se baret dhe restorantet qëndronin të mbyllura natën.  /VOA/

Tags: kufizimeMadridpandemiaVirusi

TË LIDHURA

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Kryesore

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:34 | 06/12/2025
Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza
Bota

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

17:19 | 06/12/2025
Next Post
Shqipëria e nis nga transferta Bjelloruse/ Reja: Nuk do të bëjmë eksperimente, ja kush luan nesër

Reja dhe Hysaj në konferencë për shtyp: Do luajmë shanset tona me të gjithë

Meta: Koha për të ndalur shpopullimin është tani!

Meta: Koha për të ndalur shpopullimin është tani!

Video / Gazetari spanjoll ngurron t’i përmendë emrin Kosovës, ja si e detyrojnë

Video / Gazetari spanjoll ngurron t'i përmendë emrin Kosovës, ja si e detyrojnë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

by mirseda
19:30 | 06/12/2025
0

FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si...

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:34 | 06/12/2025
Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

17:57 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com