Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Reja dhe Hysaj në konferencë për shtyp: Do luajmë shanset tona me të gjithë

5 vjet ago
in Kryesore, Sport

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë dalë mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për shtyp, në prag të ndeshjes që kuqezinjtë tanë do të zhvillojnë ndaj San Marinos në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Trajneri Reja u ndal të flasë për ndeshjen me Anglinë, San Marinon, që në asnjë mënyrë nuk duhet parë si skuadër e lehtë, zhurmën e krijuar mbi një çështje Kamberi dhe shanset e Shqipërisë për kualifikim. “Atmosfera pas një humbjeje është gjithmonë njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekipi si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç kishim menduar, për të kundërsulmuar në disa momente. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe ne ishim të ndërgjegjshëm për shanset tona”.

Skuadra që do të zbresë në fushë ndaj San Marinos? “Të gjithë i kanë mundësitë të luajnë. I kam parë pak në stërvitje, koha është e pakët. Do kem mundësinë t’i shoh sot lojtarët dhe nesër do të flas me doktorin dhe përgatitësin atletik, për të mësuar më shumë mbi formën dhe pastaj do të vendos për formacionin. Kam 23 lojtarë dhe nuk do të bëj eksperimente. Nesër luan Strakosha, jo Berisha. Janë dy portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedh njërin. Përpiqem edhe të bëj rotacion e t’i jap një mundësi. Sa i takon shiritit, kur është Berisha e mban ai shiritin. Ndryshe është Hysaj. Ne duhet të orientohemi përpara. U kam kërkuar lojtarëve të shkojnë përpara, por kemi pasur pak ditë në dispozicion të stërvitemi. Është ndryshe nga klubet. Ka shumë raste kur shkojmë në zonë me 4-5 lojtarë, jo nga goditjet standarde. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, janë të gjitha të përgatitura dhe nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë.

Kamberi? Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë. Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situata të pavërteta. Kam 28 lojtarët, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë”.

Kualifikimi? “Jemi në një grup të fortë, me rivalë të vështirë. Gjithsesi kemi treguar se jemi rritur dhe duhet treguar me Poloninë e Hungarinë. Është eksperiencë e rëndësishme që mund të na tregojë se ku mund të arrijmë në të ardhmen”.

Kapiteni Hysaj u shpreh se skuadra është gati për ndeshjen me San Marinon dhe nuk lejohet nënvlerësimi. “Jemi gati për këtë ndeshje. Kemi përballë një skuadër që qëndron në mbrojtje, kemi folur me trajnerin dhe do të luajmë për të gjetur sa më shumë hapësira. Kemi një skuadër të fortë dhe në të ardhmen do te jemi akoma më të fortë. Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë. Në letër duket një ndeshje e lehtë por skuadrat që qendrojnë mbrapa janë gjithmonë të sikletshme. Jemi në një grup ku do të luajmë shanset tona me të gjithë. Me përqendrim maksimal mund të bëjmë shumë mirë Me Anglinë luajtëm ndeshjen tonë, me pak fat dhe disa elementë në favor mund të kishim marrë një barazim.

Tags: Hysajkombetarjarejashqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Aktualitet

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Next Post

Meta: Koha për të ndalur shpopullimin është tani!

Video / Gazetari spanjoll ngurron t'i përmendë emrin Kosovës, ja si e detyrojnë

Nga Tomas Xheferson tek Gandi, thëniet më frymëzuese rreth parave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com