Nga Tomas Xheferson tek Gandi, thëniet më frymëzuese rreth parave

Paratë ekzistojnë prej mijëra vitesh, dhe nuk ka pasur ndonjë mungesë të citateve që kanë folur mbi ndikimin e tyre. Më poshtë keni një koleksion të disa prej fjalëve më prekëse, frymëzuese dhe të paharrueshme të thëna ndonjëherë rreth parasë:

“Unë do t’ju tregoj sekretin e pasurimit në Wall Street. Ju duhet të përpiqeni të jeni lakmitar kur të tjerët kanë frikë. Dhe të përpiqeni të keni frikë kur të tjerët janë lakmitarë” – Uorren Bafet.

Njeriu që sot ka mbi 100 miliardë dollarë e di se çfarë duhet për të fituar para, dhe kur bëhet fjalë për marrjen parasysh të rreziqeve, është guximi ai që dallon fituesit nga të tjerët.

“Paraja nuk është e keqe në vetvete. I keq është përdorimi i saj i gabuar. Në një formë ose tjetër paraja do të jetë gjithmonë e nevojshme”- Mahatma Gandi

Ata që mallkojnë paratë,kanë një këndvështrim shumë dritëshkurtër. Thënia e Gandit,i kujton shumëkujt se kur po i përdor për mirë paratë e tij.

“Paratë nuk kanë asnjë rëndësi; si t’i kesh apo mos t’i kesh është e njëjta gjë. Kur të vijë fundi, nuk do të merrni asgjë me vete”- Billi Idol

Në fund, të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend. Pavarësisht nëse je Bill Gejts, Oprah Uinfri apo Billi Idol, nuk do të mund të merrni asgjë me vete.

“Është më i pasur ai që i ka kënaqësitë më pak të kushtueshme”- Henri Dejvid Toro

Të jesh i pasur ka të bëjë me sa para ke për të blerë gjërat që dëshiron. Zgjidhja? Blini gjëra më të lira.

“Nuk është punëdhënësi ai që paguan pagat. Punëdhënësit merren vetëm me paratë. Është klienti ai që paguan pagat e punëtorëve” – Henri Ford

Oferta dhe kërkesa janë më të rëndësishme sesa e kuptojnë njerëzit. Ata që bëjnë pazar ditët e festave dhe u thonë punonjësve të dyqaneve se sa e tmerrshme është që ata po punojnë për festë duhet ta kujtojnë këtë thënie. Janë klientët arsyeja pse punonjësi është aty.

“Lumturia nuk qëndron në zotërimin e parave; por në gëzimin e arritjeve, tek tronditja që shkaktojnë përpjekjet krijuese”.- Frenklin D.Ruzvelt

Paraja është destinacioni. Mbërritja deri aty është udhëtimi.

“Paratë nuk janë të mira për asgjë, nëse ju nuk e dini vlerën e tyre nga përvoja se si fitohen ato”-P.T.Barnum

Ata që nuk mësojnë kurrë vlerën e një dollari, nuk i vlerësojnë kurrë ato që kanë.

Lexo edhe :   10 shprehje nga Çarls Dikens, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

“Mos i shpenzoni asnjëherë paratë tuaja, para se t’i keni fituar ato”- Tomas Xheferson

Sa nga vipat e sotëm të shoubizit do kishin dhënë “OK-in e tyre” , duke tundur kokën të dëshpëruar?

“Pasuria nuk ka të bëjë të pasurit shumë para; por me të pasurit në dispozicion shumë opsione” – Kris Rok

Rok tha dikur se basketbollisti i famshëm i NBA-së Shakill O’Nill është i pasur, por njeriu që firmos çeqet e tij është shumë më i pasur.

“Ju mund të bëheni vërtet i realizuar në diçka që doni. Mos e bëni paranë synimin tuaj. Në vend të saj, ndiqni gjërat që pëlqeni të bëni, dhe më pas bëjini aq mirë sa që njerëzit ta kenë të pamundur të shqisin sytë nga ju” – Maja Angelu

Bëni atë që doni dhe nuk do të punoni kurrë një ditë në jetën tuaj. Idealiste? Sigurisht, por njëherazi edhe e vërtetë.

“Të gjithë duan që të hipin bashkë me ju në një limuzinë. Por ajo që ju dëshironi është që dikush të marrë me ju autobusin kur prishet limuzina”-Oprah Uinfri

Miqësia e vërtetë nuk ka çmim. Më të pasurit janë më popullorët në çdo ambient social. Por ata nuk e dinë se kush janë miqtë e tyre të vërtetë.

“A është bota e pasur e ndërgjegjshme se si jetojnë 5 miliardë nga 7 miliardë njerëz? Nëse do të ishim të vetëdijshëm, do të donim të ndihmonim, do të donim të përfshiheshim” – Bill Gejts

Pak nga ne e gjejnë veten në mesin e shumë teorive të konspiracionit mbi Bill dhe Melinda Gejts. Megjithatë, janë të paktë ata që bëjnë përpjekje për të ndihmuar ata më në nevojë.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, dhe të bëjnë gjithçka që kanë ëndërruar ndonjëherë, në mënyrë që ta shohin se nuk është kjo përgjigjja” -Xhim Kerri

Të gjithë ëndërrojnë të jenë të pasur, por edhe ata që janë të tillë përballen me trishtimin. Kjo na nxit të pyesim se çfarë duhet për të qenë vërtet të lumtur.

“Shumë njerëz i shpenzojnë paratë e fituara … për të blerë gjëra që nuk i kanë të nevojshme… dhe për t’u bërë përshtypje njerëzve që i kanë inat”-Uill Roxhers

burimi: https://www.therichest.com/rich-powerful/inspirational-unforgettable-money-quotes

Përshtati Tirana Today