Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha midis aleatëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të brendshëm

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës

Nga: Ervis Iljazaj

Ka disa kohë që Lulzim Basha artikulohet për Reformën në Drejtësi ndryshe nga seç e kishim dëgjuar që nga koha që ajo hyri në fuqi. Pavarësisht se gjithmonë akuzon Edi Ramën për tentativat e tij të kapjes së organeve të reja, sidomos për Gjykatën Kushtetutese, përsëri gjuha e tij në drejtim të Reformës është e një natyre tjetër. Si të thuash, një qasje tjetër politike ndaj saj. Në javët e fundit, si asnjëherë më parë Basha mbështet publikisht domosdoshmërinë e Reformës në Drejtësi, madje, për disa nga organet e saj, si përshembull SPAK , shprehet se është zgjidhja për të luftuar korrupsionin qeveritar.

Duket qartë pra, se kursi politik i Lulzim Bashës është i ndryshëm nga koha e protestave dhe djegia e mandateve. Edhe për aletatë ndërkombëtar të Shqipërisë ka një gjuhë tjetër. Në disa raste, as edhe i komenton qëndrimet e tyre.

Ndërkohë që, po për Reformën në Drejtësi, midis presidencës dhe mazhorancës ka filluar një konflikt i ri, edhe më i ashpër se ai i para 30 qershorit, Lulzim Basha ka zhvilluar një tur takimesh me qytetarët shqiptarë, duke u futur nën petkun e një politikani të moderuar, të ndryshëm nga ai që kemi parë gjatë vitit të fundit. Një konflikt që ka hapur dhe një përplasje midis Presidenit dhe  disa prej misioneve diplomatike në Shqipëri, të cilat akuzohen nga presidenti se po ndihmojnë mazhorancën dhe Edi Ramën në kapjen e organve të reja në drejtësi.

Që nga koha e vendosjes së 9 kushteve të Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kushte të cilat duket sikur janë të negociuara për të zgjidhur krizën politike më shumë se sa për hapjen e negociatave, Partia Demorkatike është në një marrëdhënie të re me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë, sidomos me Gjermaninë. Reforma zgjedhore dhe roli që po luan Partia Demokratike është shenja e ndryshimit të kursit politik të Lulzim Bashës.

Në këtë kuptim, Lulzim Basha gjendet midis aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë dhe aleatëve të tij të brendshëm në betejën politike që u zhvillua për 30 qershorin apo edhe për organet e reja të drejtësisë, siç është pershëmbull Presidenti i Republikës.

Ndryshe nga c’ishin pritshmëritë për sesionin e ri politik të vjeshtës, ku shumëkush ishte përgatitur për një valë protestash të mëdha dhe të forta, aksioni i opozitës nuk ka grintën me të cilën na kishte mësuar në muajt e fundit, përtej ndonjë deklarate publike dhe denoncimit për kryebashkiakët e rinj që i kap ligji i dekriminalizimit.

Në fakt, Shqipëria ndodhet në një moment të ri politik, i cili kërkon dhe strategji të reja dhe rikonceptim të aksioni opozitar. E në këtë kuptim, Lulzim Basha ka përpara tij cështje të rëndësishme strategjike për të zgjidhur dhe vendosur, pa të cilat vështirë se ndonjë qëllim politik mund të arrihet.

Jemi në një moment të ri për faktin se betejat e muajve të kaluar të opozitës janë ezauruar, sidomos zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.  Tashmë nuk është më në dorë të opozitës për të bërë  më asgjë për konfliktet dhe cështjet kryesore të politikës dhe krizës së saj. Aq me tepër kur, për të gjitha konfliktet, pritet tanimë të zgjidhen nga vendimet e arbitrit si Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Venecias, apo vendimi për celjen e negociatave të Shqipërisë.

Këto janë të gjitha vendime, të cilat do të ndikojnë në dinamikën e re politike që do të krijohet, sepse nuk janë më në dorë të përballjes politike, e cila do të kërkonte një aksion opozitar ndoshta të fortë dhe radikal.

Pikërisht për këtë arsye, Lulzim Basha e di mjaft mirë se situata pas 30 qershorit nuk është e njëjtë me atë përpara tij. Prandaj, qetësia e aksionit të tij nuk duhet të marrë si një zmbrapsje, por si një moment reflektimi dhe rikonceptimi të të gjithë strategjisë politike.

Në këtë drejtim, ç’është e vërteta ka shumë për të menduar dhe reflektuar.

Në radhë të parë, duhet të vendosë njëherë e mirë dhe në mënyrë të qartë nëse hyn opozita në zgjedhje politike të parakohshme hipotetike më Edi Ramën Kryeministër apo jo? Sepse, në radhët e aleatëve të tij ka disa zëra që po e sponsorizojnë këtë opsion, megjithëse në pamje të parë duket si kusht i panegociushëm largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Dhe kjo, ndoshta do të jetë një cështje jo pak e rëndësishme për të vendosur dhe marrëdhëniet me aleatët e tij të vegjël apo të medhenj qofshin.

Në radhë të dytë, duhet të vendosë nëse mund të  ketë një marrëveshje me Edi Ramën, dhe mbi të gjitha, cfarë marëveshje dhe në cfarë termash. Apo aksioni opozitar do të vazhdojë në këto kushte siç është tani, duke ju rikthyer vetëm protestave me idenë se populli do ta mbështesë masivisht për të detyruar Edi Ramën që të largohet ?

Në radhë të tretë, opozita dhe Lulzim Basha ka të nevojshme të rigjejë dhe të vendosë një urë të re dhe përfundimtare komunikimi me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë. Duke parë momentin që ndodhemi, kjo nuk do të jetë aspak një gjë e lehtë për të.

Këto janë vetëm disa zgjidhje strategjike, që me shumë mundësi Lulzim Basha është duke menduar në këto momente, të cilat duhet ti vendosë në mënyrë të qartë dhe të prerë. Fakti që nuk janë fortë të qarta deri tani, ka të bëjë edhe me vendimet që  priten të jepen për të gjitha cështjet pezull të mbetura nga konfliktet politiko-instucionale në Shqipëri, që mund të ndryshojnë totalisht dinamikën politike.

Për të gjitha këto arsye, qetësia e opozitës e momentin nuk ka të bëjë me zmbrapsjen e opozitës dhe Bashës, por me vendime strategjike që duhet të marrë ky i fundit për shkak të momentit të ri politik që është krijuar pas 30 qershorit. /Gazeta Liberale

Tags: edi ramaGjykata Kushtetuesekomisioni veneciaslulzim bashanderkombetaret

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Serbia paralajmëron një “ligj lufte” me Kosovën

Serbia paralajmëron një “ligj lufte” me Kosovën

Si u ndërtuan vilat sekrete që do të përdoreshin në rast lufte

Si u ndërtuan vilat sekrete që do të përdoreshin në rast lufte

I vunë zjarrin në mes të Shkodrës, policia del me reagimin zyrtar

I vunë zjarrin në mes të Shkodrës, policia del me reagimin zyrtar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com