Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Andi Bushati/Humbja dërrmuese e PD-së në 25 qershor,  së bashku me surprizën e një disfate të paimagjinueshme për Bashën, i dha fund edhe në miti të ngritur rreth tij.

Për katër vite me radhë pezmi i kundërshtarëve të Ramës që shihnin të përforcohej përpara syve të tyre, një kryeministër gjithnjë e më abuzues, gjithnjë e më arrogant dhe gjithnjë e më i korruptuar, filloi të krijojë një profil të pamerituar të liderit të opozitës.

Dalëngadalë atij iu harrua fakti që kish qenë ministër i Brendshëm në 21 janar, ministër i Jashtëm në periudhën e shitjes së detit, ministër i transporteve në kohën e abuzimeve të rrugës së Bectehlit. Madje, madje, sytë u mbyllën shpejt edhe për mënyrën se ai ishte zgjedhur në krye të PD-së dhe se si pati humbur në zgjedhjet lokale.

Në vend të tyre, gjithnjë më shumë u tentua të vihej në plan të parë, fakti se ai përdorte një gjuhë të ndryshme nga Berisha, se ai mori përsipër betejën sizifiane të dekriminalizimit, se si kryeopozitar u vu në ballë të betejës kundër trafikantëve të hashashit.

Ky vizatim optimist mori trajta edhe më të theksuara, kur me afrimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tentoi të garantonte duke kërkuar falje për gabimet e qeverisë Berisha.

Ai e bëri këtë për ish të dënuarit politikë, për ish-pronarët. Ai shqiptoi fjalën magjike ndjesë për abuzimet me pushtetin dhe për mënyrën se si ishin dhënë koncesionet.

Ai shkoi edhe më tej, denoncoi ata që kishin përfituar para duke ndenjur në paradhomën e doktorit, sulmoi oligarkët, u distancua nga pronarët e mediave dhe tregoi me gisht disa personazhe që kishin fituar me kohë neverinë e publikut.

Apogjeu i gjithë kësaj taktike u kurorëzua në tre muajt e çadrës. Aty Lulzim Basha i rriti tonet për këto tema dhe garantoi më shumë të gjithë ata që nuk e duronin dot as autoritarizmin vrastar të Berishës, as estetikën korruptive të Ramës.

Pikërisht këta të fundit, zëra të fuqishëm publikë, intelektualë pa parti, gazetarë me përvojë, filluan të pompojnë një profil të Lulit, të ndryshëm nga i babait të tij politik dhe i rivalit të tij aktual.

Nevoja dëshpëruese për të gjetur një alternativë ndaj Ramës, e bëri shumëkënd, të mbylli sytë për atë që ishte në fakt Basha i vërtetë.

Askush nuk u lodh t’i kërkojë më shumë garanci, më shumë thellim, dhe më shumë reflektim për ç‘ka kishte bërë dje dhe për ç‘mendonte se do të bënte nesër.

Të etur për të krijuar një lider të gjithë nxituan të fabrikojnë njeriun e “republikës së re”.

Qoftë me pjesëmarrje në çadër, qoftë me qëndrime në studio televizive, qoftë me qëndrime publike, shumica e atyre që nuk donin Edi Ramën, pikturuan një Lulzim që s’ekzistonte.

Me provën e parë me të cilën u përball, negociatat sekrete të 18 majit, ai u zhbë si një kështjellë rëre. Historia e mëpasshme dihet. Futja në një qeveri me Ramën kryeministër, humbja katastrofale në zgjedhje dhe mënyra e turpshme që zgjodhi për të qëndruar në krye të opozitës.

Por, sot disa javë më pas, ne kemi distancën e nevojshme për të kuptuar, se ai që i surprizoi të gjithë nuk qe Luli i vërtetë. Nuk qe Luli që s’kishte guxuar të gjykohej për Rrugën e Kombit, nuk qe Luli që ishte fshehur në 21 janar, nuk qe Luli që pati rrëmbyer dhjetë votat e Tiranës, nuk qe as Luli që mundi me garë false Olldashin. Humbja e këtij Luli nuk do çudiste askënd. 

Ajo që krijoi habi, në fakt, ishte tjetër gjë: Qe humbja e thellë që pësoi Basha i propaganduar nga kundërshtarët e Ramës; Qe disfata që pësoi miti i rremë i “republikës së re”, që nuk i rezistoi dot republikës reale. (Lapsi.al)

Tags: bashaBerishadjeshmigenjeshterLulimiti i rremeramaRepublika e Re

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  

Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  

Goditi për vdekje 54-vjeçarin, prokuroria liron deputetin Aqif Rakipi

Goditi për vdekje 54-vjeçarin, prokuroria liron deputetin Aqif Rakipi

Merkel: Nuk do të ketë luftë midis SHBA-ve dhe K. Veriut

Merkel: Nuk do të ketë luftë midis SHBA-ve dhe K. Veriut







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com