Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Luftëtari në kolaps, presidenti Tavo merr vendimin ‘ekstrem’

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Luftëtari në kolaps, presidenti Tavo merr vendimin ‘ekstrem’

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka vendosur që të largohet nga posti i presidentit të klubit gjirokastrit. Përmes një letre të hapur, numri një i klubit bluzi, shprehet se në një shoqëri aksionare si Luftëtari, vetëm ai po paguan, duke mbajtur i vetëm peshën e skuadrës. I gjendur në një situatë të tillë, edhe me vështirësi të mëdha financiare, Tavo njofton se do të largohet nga drejtimi i klubit, për të hapur rrugën për investitorë të rinj.

LETRA E TAVOS:

Të nderuar miq,

Ndiej detyrimin të komunikoj me të gjithë ju që doni me shpirt dhe zemër Luftëtarin për të sqaruar situatën e vështirë ku gjendet ekipi ynë i zemrës. Në katër vitet që kam drejtuar Luftëtarin, jam krenar që kemi arritur suksese që edhe vetë nuk i prisja. Kur fillimisht nisa të investoj për këtë skuadër, mendoja thjesht që të ktheja Luftëtarin aty ku i takonte, në elitën e futbollit shqiptar. E realizuam këtë që në vitin e parë pas shumë sakrificash e vuajtjesh, dhe arritëm të festonim atë sukses. Në tre vitet tona në Superligë, siguruam pjesëmarrjen historike në Kupat e Evropës, por mbi të gjitha bëmë që gjithë Shqipëria të fliste me superlativa për Luftëtarin dhe futbollin e tij.

Miq, sinqerisht që sporti dhe veçanërisht futbolli në kohët që jetojmë kërkojnë shumë sakrifica, mundim e investime. Në këto katër vite edhe pse kemi një shoqëri aksionere, me disa ortakë, Luftëtari është mbështetur dhe financuar vetëm nga Grigor Tavo. Nuk mund të harroj në këtë rrugëtim edhe Bashkinë e Gjirokastrës, e cila deri tani ka përmbushur çdo obligim të sajin dhe ka plotësuar më së miri detyrimet dhe investimin që i takon si aksioner tek K.F Luftëtari.

I gjendur në një situatë ku të gjithë aksionerët nuk e mbështesin Luftëtarin as në kuotat që u takon si një shoqëri aksionere, e kam të pamundur të vijoj drejtimin e skuadrës dhe shoqërisë në tërësi. Është një vendim tepër i dhimbshëm për mua dhe jo vetëm. Do të largohem nga presidenca e Luftëtarit për t’i hapur rrugë investitorëve të rinj, që ndoshta mund të bëjnë më shumë për këtë skuadër dhe këto ngjyra që secili prej nesh i ka në zemër. Dua që në këtë moment të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, miqtë që më kanë mbështetur dhe veçanërisht tifozerinë e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qëndruar pranë në çdo hap.

Dorëheqja ime, kurrsesi nuk mund të shihet si një braktisje, por vjen për të hapur rrugën e investimeve në skuadër për të mundësuar një ecuri sa më të mirë, pasi Luftëtari është më i rëndësishëm se çdo president apo drejtues. Dua ta mbyll këtë komunikim me premtimin që gjithmonë do të jem tifozi numër një i Luftëtarit.
Sinqerisht, Grigor Tavo.

Tags: kolapsLuftetaripresidentTavo

TË LIDHURA

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Next Post
Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!

Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!

Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje

Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje

Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

U paralajmërua bojkot, deputetët e PDsë nuk paraqiten në komisionet e Ekonomisë,të Drejtat e Njeriut
Politikë

U paralajmërua bojkot, deputetët e PDsë nuk paraqiten në komisionet e Ekonomisë,të Drejtat e Njeriut

by mirseda
10:35 | 10/11/2025
0

Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë. Deputetët e...

Analiza e REL: Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë

Analiza e REL: Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë

10:04 | 10/11/2025
Zgjedhjet lokale , të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, kryeson PS

Zgjedhjet lokale , të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, kryeson PS

09:34 | 10/11/2025
Vazhdojnë mandatet – kryetarët që fituan sërish besimin e qytetarëve

Vazhdojnë mandatet – kryetarët që fituan sërish besimin e qytetarëve

09:31 | 10/11/2025
Kosova pas balotazhit: LDK-ja ruan Prishtinën, PDK-ja Prizrenin, VV-ja fiton Mitrovicën

Kosova pas balotazhit: LDK-ja ruan Prishtinën, PDK-ja Prizrenin, VV-ja fiton Mitrovicën

09:22 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com