“Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Evropian janë duke stimuluar planet e reja agresive të shqiptarëve për të intensifikuar tensionet në Ballkan dhe për të nxitur rrezik e për të krijuar konflikte të reja”, kështu është shprehur Zëvendës Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkuar të Rusisë Sergei Železnjak.
Deputeti rus ka deklaruar me rastin e një propozimi të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë për ndërtimin një bazë detare të NATO-s në bregdetin shqiptar të Detit Adriatik.
Železnjak theksoi se nuk ka asnjë dyshim se propozimi shqiptar, “me një platformë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe deklaratën e mëparshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me domosdoshmërinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën është një pjesë integrale e planit për të krijuar të ashtuquajturat “Shqipëria e Madhe”, që e kontrollon Uashingtoni”.
Duke kujtuar mësimet tragjike të historisë, Železnjak theksoi se: “mbështetja ushtarake , politike dhe diplomatike, që po i japin Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimin Evropian të ashtuquajturit “Projekti i Shqipërisë së Madhe” përgjatë kufijve të Evropës, ka shumë të përbashkëta me situatën në Evropë në prag të Luftës së Dytë Botërore, kur Britania e Madhe, politika kryesore e qetësimit të Gjermanisë naziste, praktikisht nxiti Hitlerin në luftë”.
“Kushtet në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, po veprojnë bien ndesh më të gjitha ligjeve ndërkombëtare, sulmet me raketa janë një praktikë e rrezikshme ndërkombëtare. Serbia e cila mund të jetë pre e këtyre sulmeve nuk ka potencial të fortë që të përballojë dhe të mbrojë me sukses territorin e ssaj përfshirë edhe Kosovën.
Por niveli i një bashkëpunimit ushtarako-teknik mes Serbisë dhe Rusisë dhe vendeve CSTO, do të krijonin një bazë e besueshme për krijimin e potencialit mbrojtës të Serbisë, e cila do të jetë në gjendje të besueshme për të mbrojtur integritetin territorial të vendit dhe për të mbrojtur popullin serb në rajon,” tha Železnjak. TIRANA TODAY