Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Lufta tregtare e Trump, rrezikon të ndezë një konflikt të gjerë global

7 vjet ago
in Të Gjitha
Lufta tregtare e Trump, rrezikon të ndezë një konflikt të gjerë global

Nga Peter S.Goodman, “The New York Times”/Londër – Në më shumë se 7 dekada që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të planetit, kanë vepruar mbi bazën e një konsensusi të qartë, se tregtia ofron një formë të fuqishme të imunitetit, ndaj çdo lloj rreziku të shpërthimit të konflikteve ushtarake.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kanë ndërtuar një rend ekonomik dhe të sigurisë, të përqendruar në konceptin se komunitetet e lidhura me tregtinë, kanë një interes të përbashkët  për ruajtjen e paqes.

Ata krijuan institucione të fokusuara në reduktimin e tarifave dhe pengesave të tjera në fushën tregtare, me Organizatën Botërore të Tregtisë si organizmin pararojë.

Por tanimë ky kuptim kolektiv, ndodhet nën sulm nga vetë fuqia që e ka mbrojtur atë më me zjarr.

Presidenti Trump, paralajmëroi mesin e javës që shkoi tarifa më të larta për çelikun dhe aluminin e importuar, duke provokuar zotime për hakmarrje nga prodhuesit e zemëruar, dhe rrezikuar ndezjen e një konflikti në shkallë globale.

Ndonëse zoti Trump u tërhoq nga planet për të vendosur tarifa për çdo komb – duke përjashtuar, për momentin, Kanadanë dhe Meksikën – ai e bëri këtë duke ushtruar presion shtesë: theksoi se tarifat mund të vendosen në fund edhe ndaj këtyre vendeve fqinje, nëse ato nuk i binden kërkesave amerikane në rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

Me ngritjen e mundësisë së kursimit të aleatëve të tjerë nga tarifat e reja tregtare, zoti Trump shkaktoi një mosmarrëveshje të ashpër mbi përjashtimet, që i kanë lënë partnerët tregtarë amerikanë të hutuar dhe të alarmuar.

Ai ka përforcuar me këtë sjellje ndjenjën se Shtetet e Bashkuara e kanë braktisur rolin e saj si një mbrojtëse kryesore e një sistemi tregtar global, të diktuar nga rregulla të qarta të angazhimit.

Nëse Trump ka filluar një luftë të vërtetë tregtare apo është thjesht një zënkë, kjo do të varet nga ajo që ndodh më pas – cilat vende zgjedhin të qëndrojnë në qetësi, dhe cilat zgjedhin të hakmerren.

Vendimi i presidenti amerikan Trump, për të hequr dorë nga tarifat gjithëpërfshirëse, erdhi përballë paralajmërimeve të ashpra nga bota e biznesit amerikan dhe drejtuesit e Partisë Republikane, se një kurs i tillë do të dëmtonte ekonominë amerikane dhe do t’i largonte aleatët.

Trump pretendon se amerikanët janë në disavantazh në raport me aleatët, lidhur me bilancin tregtar, dhe se tarifat e reja janë të nevojshme për të detyruar kthimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.

Historia është treguar e egër, me ata që janë të prirur të kërkojnë fitore, përmes konflikteve tregtare. Tregtia ka prirje të bjerë, vendet e punës të zvogëlohen, dhe standardi i jetesës së klasës punëtore të ulet. Rritja e tensioneve ndërkombëtare, shkatërron aleancat.

Shumë ekonomistë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, parashikojnë se tarifat e zotit Trump mund të sjellin të njëjtat pasoja, duke i izoluar Shtetet e Bashkuara, në një kohë që rrezikojnë pengimin e një ekspansioni ekonomik global.

Duke i justifikuar tarifat e saj, me një përgjigje ndaj një kërcënimi të supozuar ndaj sigurisë kombëtare – një argument që përqeshur nga ekonomistët – administrata Trump ka shkaktuar praktikisht lëshimin e një sfide nga Bashkimi Evropian, i cili ka paraqitur tashmë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kjo do ta vendoste këtë të fundit në një situatë, ku çdo lloj animi rrezikon të minojë autoritetin e vet.

Organizata tregtare, mund të vendosë në favor të Shteteve të Bashkuara, duke e zgjeruar sovranitetin amerikan dhe të drejtën e tij për të përcaktuar politikat e sigurisë kombëtare.

Por kjo do t’i jepte çdo vendi në botë një model shabllon, për të shkelur normat e tregtisë ndërkombëtare. “Kjo do të hapte dyer për të gjithë, duke shkaktuar përjashtime të mëdha”- thotë Meredith Crowley, eksperte e tregtisë ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit në Angli.

Armiqësitë do të zgjeroheshin më shumë përtej çelikut dhe aluminit. Përballë kritikave të mundshme nga OBT, zoti Trump mund të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga organizata.

Drejtori i përgjithshëm i OBT, Roberto Azevedo, shprehu hapur frikën e një përshkallëzimi të situatës drejt një lufte tregtare. “Dhe sapo të hyjmë në atë rrugë, do të jetë shumë e vështirë të ndryshojmë drejtim. Qasja sy për sy, do të na lërë të gjithë të verbër, dhe botën në një recesion të thellë ekonomik”- theksoi ai.

Fërkimet tregtare, janë një dukuri e zakonshme në ekonominë globale. Qeveritë përdorin tarifa, kuota të importit dhe instrumente të tjera, për të mbrojtur industritë e ndjeshme në vend. Trump dhe këshilltarët e tij, duket se po llogaritin se si ekonomia më e madhe në tokë, Shtetet e Bashkuara kanë mjaftueshëm fuqi për të diktuar kushtet e tregtisë botërore.

Por ky nuk është gjithmonë rasti. Në vitin 2002, presidenti George W. Bush vendosi tarifa për çelikun e importuar për të mbrojtur prodhuesit amerikanë. Por teksa prodhuesit e automjeteve dhe blerësit e tjerë të çelikut u përballën me kosto më të larta, tarifat eliminuan sipas një studimi rreth 200.000 vende pune në SHBA.

PËRSHTATI TIRANA

Tags: gjerëglobalkonfliktluftandezërrezikontregtareTrump

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Gati për luftë/ Greqia: S’duam t’ia dimë për Shqipërinë. Vetëm Turqia na shkatërron

Gati për luftë/ Greqia: S'duam t’ia dimë për Shqipërinë. Vetëm Turqia na shkatërron

E rëndë në Kukës, nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

E rëndë në Kukës, nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Më seksi se modelet, njihuni me policen bukuroshe të Tiranës

Më seksi se modelet, njihuni me policen bukuroshe të Tiranës

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama
Politikë

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

by mirseda
09:47 | 24/05/2025
0

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative),...

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

09:43 | 24/05/2025
Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

09:00 | 24/05/2025
Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

08:57 | 24/05/2025
ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

08:30 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com