Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta që nuk e fiton dot Rama

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Programet e partive, Baçi: Zbatimi, nëse ka llogaridhënie e shtet të së drejtës

Nga: Agim Baçi

Në një tregim të Dino Buxatit, “Malet e ndaluara”, njerëzit e qytetit kanë bllokuar dritaren për të mos parë male, pasi qeveria me ligj i ka shpallur ato të paqena.

“…Tani malet nuk ekzistojnë më dhe në kuptim të ligjit, ato janë veç një luginë e sheshtë”, shkruan Buxati teksa pason një pyetje “A s’është prekëse një nënshtrim i tillë ndaj autoriteteve?”, pyet autori me një ironi therëse ndaj asaj që banorët kanë pranuar në heshtje, edhe pse me sy shohin diçka tjetër. Buxati, në fakt, me një imagjinatë të mahnitshme, vetëm sa ka parashikuar dëshirën e autoriteteve që të të drejtojnë përmes dëshirave të tyre për ta parë botën apo për të mohuar atë që duket sheshit.

A nuk sillet kështu, p.sh., Kryeministri Rama kur “malin” e zinxhirit të korrupsionit në spitale, si në rastin e “Tires”, të cilën ai na e dha përmes këmbënguljes së tij ertv-iste si një luginë e vetme e vogël, edhe pse Prokuroria deklaroi, nga hetimet e deritanishme, se ka një zinxhir në grabitjet ndaj pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”?

A nuk tentoi Rama, p.sh., ta shfaroste “malin” e akuzave të Ndranghetës për aferat në Shqipëri kur i cilësoi “thashetheme mediatike” dhe deklaroi se në Shqipëri “mafiozët kishin falimentuar”, ndërkohë që ambasadori italian në Tiranë kërkoi të prisnim të rejat që do vinin nga përgjimet e antimafias në Itali?

A nuk e ka sheshuar Rama “malin” e parave që duhet t’i paguajmë Becchetti-t pas humbjes së gjyqeve në të gjitha gjykatat ndërkombëtare për shkak të tekave të tij dhe Veliajt për të sulmuar çdo media që nuk flet sipas dëshirave të tij?

A nuk po përpiqet Rama të shfarosë para elektoratit “malin” e tij të premtimeve të pambajtura gjatë tetë vjetëve, për vendet e punës, për integrimin dhe për shtetin ligjor, duke na e dhënë një fushë të zbrazët për premtimet e sotme të tij, sikur të mos kishte qenë asnjë ditë në pushtet?

A nuk po përpiqet Rama që “malin” e akuzave për manipulimin e zgjedhjeve ta kthejë në një komedi ku dënohen vetëm komisionerët, a thua se ka qenë një “tekë e koordinuar e tyre për t’i vjedhur votat në favor të z.Rama”? Po “mali” i aferave me inceneratorët apo skandali me falsifikimin e vulës nën siglën e sekretarit të shtetit të Dalware të SHBA-së në tenderimin e punimeve të Unazës së Tiranës, që prej kohësh janë zhdukur, edhe pse hetimet janë qesharake?

Me shumë gjasë, Dino Buxati do t’ia kish ndërruar titullin tregimit të tij fantastik nëse do kish njohur z. Rama dhe administratën e tij. Natyrisht, ironia e tij do të ishte zbehur paksa si pasojë e ironisë që vetë z. Rama ka bërë me shumicën e shqiptarëve, duke iu drejtuar atyre sikur të jenë njerëz pa kujtesë, pa respekt për veten, të cilët mund të votojnë dikë edhe pse ai i tall pa pushim, edhe pse “malin” e falsifikimeve dhe gënjeshtrave përballë ai kërkon t’ua bëjë jo thjesht një luginë, por një fushë me lule, që të “shëtisin” edhe për katër vjet të tjerë.

Në fakt, z. Rama nuk e ka fshehur nervozizmin ndaj çdo gazetari që e ka pyetur për zhgënjimet e mëdha në rrugën drejt BEsë, apo në dështimin për të vendosur një shtet të së drejtës, apo për gjyqet e humbura në gjykatat ndërkombëtare, të cilat duhet t’i paguajnë qytetarët shqiptarë. Nervozizmi i Ramës është i dukshëm përballë çdonjërit që nuk ka dëshirë të jetojë me dokrrat e tij, që nuk pranon diktaturën e imazheve të tij.

I gjendur përballë vetvetes, në pamundësinë e tij për të sajuar gënjeshtra të reja, Rama po tenton të krijojë një Shqipëri imagjinare në 3D. P.sh, kur e pyesin lidhur me programin ekonomik, për asistencën ndaj shtresave në nevojë, ai flet për aeroporte, të cilat i ka paraqitur dhjetëra herë, ashtu siç talli beratasit me “ishullin parisien” në Osum. Janë jo të pakta projektet që i ka vetëm ai dhe stafi i tij në kokë, ashtu siç janë dhjetëra filma për rrugë apo kopshte e shkolla, që i ka përuruar nga tri-katër herë.

Ai shfaq shumë nervozizëm kur kundërshtari i tij politik nuk i përgjigjet me të njëjtin banalitet. Dhe tinëzisht porosit gjithë orkestrën e propagandës që të shfaqë kundërshtarin të nervozuar. Dhe sa herë që kundërshtari politik nuk lahet në detin e madh të banalitetit të tij, ai nxjerr edhe një herë gjithë krra-krra-të e tij, të cilët kthehen te të njëjtat argumente- që kundërshtari nuk po tregohet i duruar për të ardhur në pushtet.

Asnjë mbrojtës i tij nuk sheh se deri në ç’pikë talljeje i ka çuar Rama jo vetëm shqiptarët, por edhe vetë Partinë Socialiste, të cilën e ka lënë pa zë, pa dinjitet. Madje, të njëjtët njerëz që kanë thirrur “gjithë qelbësirat” në rastin e rrëzimit të Berishës tetë vite më parë, shohin edhe sot si normal vijimin e sulmeve sikur PD të ketë qenë në pushtet edhe në këto tetë vite kur Rama shfaqet si “i duhuri për të akuzuar”, edhe pse ka rrëzuar çdo premtim për shtet ligjor, çdo premtim për llogaridhënie, edhe që ka pushtuar çdo hapësirë publike me paratë e taksapaguesve, në TV apo në rrugë.

Në fund, tregimi i Buxatit tregon se si autoritetet kanë tërhequr nga dyqanet e zonës çdo veshje që mund t’u sjellë atyre ndërmend malet. Por, në fund, të gjithë e dinë se malet janë aty dhe se dritaret që bllokohen apo mbylljen janë thjesht një gënjeshtër. Përmes televizionit të tij, ERTV, z. Rama prej kohësh përpiqet të bllokojë dritaret, që “malet” e gënjeshtrave të tij askush të mos i shohë.

Por e tradhton nervozizmi i tij dhe i gjithë atyre që duan që pas tetë vjetësh në pushtet të fajësojnë sërish opozitën, që nuk është treguar e aftë në këta tetë vjet për ta rrëzuar me forcë.

Duke iu rikthyer në mënyrë të natyrshme sërish tregimit të Buxatit, vlen të pyesim: a mundet që shqiptarët ta shohim atë mal të madh plot gënjeshtra e tallje e të mbyllim sërish sytë? “..Justifikimi se dritarja nuk punon, është gjithashtu një gënjeshtër. Pas saj janë malet, të ngarkuara me natë, me fytyrat e tyre të errëta e të fuqishme…”, shkruan Buxati, duke e mbyllur me thirrjen se “për të parë atë që ke përpara syve, duhet ta meritosh brenda teje”.

Por, a e meritojmë ne të gënjehemi sërish, apo do ta hapim “dritaren” e të shohim atë që na është bërë e ndaluar në këto vite. Jemi në kohë përpara se të përfundojmë në parashikimin e Oruellit për “Ministrinë e të vërtetave”, të cilën me shumë gjasa z. Rama ka kohë që e ëndërron. Fshehjen e malit të tij të premtimeve të pambajtura dhe talljen me shqiptarët ai mund të na e kthejë me ligj që ta shohim si “fushë me lule”.

Dhe për këtë ai ka gati “brigadën e duartrokitësve” që e sheh nervozizmin tek ata që kanë denoncuar të keqen dhe jo tek ata që e kanë aplikuar të keqen.

Tags: Agim Baçiedi ramaluftaopinion

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Dialogu me Serbinë dhe “frika” e Vuçiç nga bashkimi Kurti-Haradinaj

Dialogu me Serbinë dhe “frika” e Vuçiç nga bashkimi Kurti-Haradinaj

Shtohen dyshimet mbi vdekjen e Maradonës, dalin 3 të dyshuar të tjerë

Shtohen dyshimet mbi vdekjen e Maradonës, dalin 3 të dyshuar të tjerë

Basha braktiset nga familjarët, djali i xhaxhait të tij anëtarësohet në PS

Basha braktiset nga familjarët, djali i xhaxhait të tij anëtarësohet në PS







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Një person bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas, gjen vdekjen e menjëhershme
Aktualitet

Një person bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas, gjen vdekjen e menjëhershme

by mirseda
13:38 | 21/01/2026
0

Një person bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas dhe gjen vdekjen në vend. Raportohet se viktima...

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit

13:17 | 21/01/2026
Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’. Lirohet nga akuzat i vëllai

Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’. Lirohet nga akuzat i vëllai

13:12 | 21/01/2026
“Bordi i Paqes”, Bloomberg: Trump mund të ketë kryesinë e tij për gjithë jetën

“Bordi i Paqes”, Bloomberg: Trump mund të ketë kryesinë e tij për gjithë jetën

13:04 | 21/01/2026
Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’

Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’

13:00 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com