Basha braktiset nga familjarët, djali i xhaxhait të tij anëtarësohet në PS

Djali i xhaxhait të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste.

Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi i qarkut të Tiranës, Ervin Bushati, duke publikuar dhe një foto, ndërkohë që kushëriri i parë i Bashës mban kartën në dorë.

Altin Basha prej kohësh e ka shprehur haptazi votën e tij për PS, ndërsa sot është bërë zyrtarisht anëtar i kësaj partie, duke “braktisur” kushëririn e tij që kandidon për kryeministër.

Mesazhi është i dyfishtë pasi Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe lagja e kryedemokratit.