Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lufta që ka shpikur LSI-ja

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Mero Baze/ Është e qartë se LSI është nën zjarrin e dy partive të mëdha, për të deinkurajuar një koalicion të ardhshëm me të. Edi Rama nga një anë dhe Lulzim Basha nga ana tjetër, po bëjnë çfarë është e mundur që të kuptohet se nuk kanë ndërmend të kenë një të ardhme të përbashkët me LSI.

I vetmi që po mban gjuhën në dhëmbë dhe po i jep përkrahje Metës, është Berisha, por dhe ia e bën më shumë nga instinkti politik kundër Ramës, se sa nga ndonjë perspektivë tjetër.

Por si po i përgjigjet LSI kësaj lufte?

LSI po bën ç’është e mundur të injorojë dy aspekte të forta të kësaj lufte dhe po potencon një fenomen që në fakt nuk është aq i vërtetë sa thotë ajo.

LSI po injoron shkarkimet masive të drejtorëve të saj me shumë pushtet. Në fakt kjo është padrejtësi dhe luftë politike e pastër, që ia bënë PS dhe PD, por Ilir Meta duket se ka vendosur ta injorojë këtë luftë.

Shkaku është se nuk do të dëshpërojë njerëzit dhe të duket se lufton për poste drejtorësh. Po ashtu të dy partitë po fokusohen tek përpjekje të njerëzve të LSI, për të blerë vota, apo për të tërhequr elementë të tronditur nga LSI në anën e tyre. Është praktikisht një luftë e ftohtë, e fortë kundër saj. Edhe këtë aspekt LSI po e injoron.

Ajo ku po fokusohet LSI, është jo lufta  e ftohtë kundër saj, por lufta e nxehtë dhe shpikja e saj, atje ku nuk ekziston.

Lajmet e vërteta kundër LSI, janë ato që po prodhohen politikisht nga Rama dhe Basha ndërsa lajmet që LSI kërkon të dëgjojë opinioni publik, janë dhuna, armët, rrahje militantësh, qoftë dhe për shkaqe banale etj.

Pra, LSI është në një betejë, që kërkon të shfaqet si viktimë fizike e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që është realisht viktimë politike e këtyre zgjedhjeve.

Ilir Meta po bën kujdes ta mbajë shtypin pas vetes, duke sakrifikuar dhe nga qetësia e tij, duke u bërë interesant me thirrjen për armatosje të popullit dhe sidomos për hakmarrje dhe shpagim për çdo militant të LSI, që shpallet i dhunuar.

Strategjia e parë e LSI duket e zgjuar. Fakti që Meta përpiqet të shmangë debatet për shkarkimet masive në administratë të drejtorëve të tij, duke u kufizuar vetëm me një deklaratë që është “gjueti shtrigash”, është përpjekje për të injoruar luftën politike ndaj tij, për të mos u dukur i dobët.

Fokusimi i tij tek dhuna, duket se është strategjia reale e tij dhe LSI.

Kjo do të çojë doemos pas 25 Qershorit, tek një betejë ligjore e gjatë për mosnjohje të zgjedhjeve nga LSI, dhe së paku bllokim të rezultatit të zgjedhjeve deri sa të zgjidhet çështja e Presidentit.

Edhe këtu Meta ka dy qëndrime të ndryshme. Publikisht ai thotë vetë, se është gati të dorëhiqet, dhe e bën që të mos duket i dobët.  Por sapo e  thotë këtë, tre ose katër liderë të LSI, dalin e thonë atë nuk e shkarkon dot njeri.

E gjitha çfarë Meta po bën, është të shmangë rolin e viktimës nga lufta politike kundër tij, dhe të marrë rolin  e heroit nga lufta e nxehtë kundër tij, duke u shfaqur si viktima e dhunës në zgjedhje.

Pra, ai po shmang të pranojë një të vërtet të hidhur dhe të pandershme kundër tij, siç është lufta politike që po i bëhet dhe po shpik dhe po merr rolin e viktimës, për diçka që nuk është fenomen ende në këto zgjedhje, siç ka qenë në zgjedhjet e 2000, 2001 apo 2003 në Shqipëri.

Është një strategji për të injoruar luftën e ftohtë dhe për shpikur luftën e nxehtë. Dhe duket se për një javë do të kemi përditë lajme të nxehta, që në fakt vijnë nga lufta e ftohtë, që PS dhe PD po i bëjnë Metës dhe një reagim të ftohtë për ngjarjet e shpikura si të nxehta. (TemA)

Tags: Berishaedi ramalsiluftaMetashpikur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Importet drejt Shqipërisë, Turqia ngjitet në vendin e dytë

Importet drejt Shqipërisë, Turqia ngjitet në vendin e dytë

Basha thirrje PS-së dhe LSI-së: Ka ikur koha e marrjes së pushtetit me dhunë, distancohuni nga kjo metodë

Basha thirrje PS-së dhe LSI-së: Ka ikur koha e marrjes së pushtetit me dhunë, distancohuni nga kjo metodë

Fundi i aleancave në Gjirin Persik

Fundi i aleancave në Gjirin Persik







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

by mirseda
17:20 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3 prill 2026) çmimet e reja tavan për shitjen...

Një tjetër tërmet godet Greqinë, i katërti brenda ditës dhe në të njëjtën zonë

Një tjetër tërmet godet Greqinë, i katërti brenda ditës dhe në të njëjtën zonë

17:14 | 03/04/2026
Rama urdhër kryebashkiakëve: Task-forcë për pastrimin e qyteteve

Rama urdhër kryebashkiakëve: Task-forcë për pastrimin e qyteteve

17:12 | 03/04/2026
Frroku dhe vrasja e Lamajt, Kushtetuesja zbardh vendimin

Frroku dhe vrasja e Lamajt, Kushtetuesja zbardh vendimin

17:09 | 03/04/2026
BBC: Mbi 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

BBC: Mbi 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

17:07 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com