Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lufta kundër korrupsionit në inspektime/Suedia mbështet reformat e Inspektoratit Qendror

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lufta kundër korrupsionit në inspektime/Suedia mbështet reformat e Inspektoratit Qendror

Inspektorati Qendror ka marrë sot mbështetjen e plotë të Suedisë për të çuar përpara reformat themelore që ka ndërmarrë ky institucion në luftën kundër korrupsionit në inspektime.

Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari pati sot një takim me këshilltaren, Shefen e Bashkëpunimit për Zhvillim pranë Ambasadës Suedeze, Birgitta Jansson.

Zyrtarja suedeze bëri një prezantim mbi Strategjinë e Shtetit Suedez për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Reformave me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshire dhe Shqipërinë, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit.

Inspektori Përgjithshëm ri-theksoi një nga objektivat kryesore të Inspektoratit Qendror, ai i shmangies së korrupsionit, klientelizmit dhe praktikat abuzive ndaj biznesit, gjë e cila arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të inspektimeve online, nëpërmjet sistemit unik të inspektimeve online. Kryeinspektori shpjegoi me detaje etapat nëpër të cilën do të kalojë kjo reformë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Detlef Kreutzer, Drejtori Ekzekutiv i Projektit “Mbështetje për formulimin, koordinimin dhe implementimin e politikave kundër korrupsionit” dhe Lena Andersson, eksperte në politikat kundër korrupsionit.

Njoftimi i plotë nga Inspektorati Qendror

Sot, më datë 22 Maj 2018, pranë ambienteve të Inspektorati Qendror, Inspektori i Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe stafi i tij zhvilloi nje takim me Këshilltaren, Shefen e Bashkëpunimit për Zhvillim pranë Ambasadës Suedeze, Znj. Birgitta Jansson. Biseda u përqendrua në krijimin e urave të bashkëpunimit për forcimin dhe mbështetjen e institucioneve demokratike në luftën institucionale dhe ligjore kundër korrupsionit. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Z. Detlef Kreutzer, Drejtori Ekzekutiv i Projektit “Mbështetje për formulimin, koordinimin dhe implementimin e politikave kundër korrupsionit” dhe Znj. Lena Andersson, eksperte në politikat kundër korrupsionit.

Fillimisht fjalën e mori Znj. Jansson, e cila bëri një prezantim mbi Strategjinë e Shtetit Suedez për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Reformave me vendet e Ballkanit Perëndimor, perfshire dhe Shqipërinë, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit. Një fokus i veçantë po i kushtohet institucioneve të cilat kanë nevojë për mbështetje në luftën kundër korrupsionit, siç është dhe Inspektorati Qendror, organ koordinues, udhëheqës dhe kontrollues i trupave të inspektoreve të Inspektorateve Shtetërore dhe Vendore.

Shkëlqim HAJDARI, në fjalën e tij, njohu shkurtimisht të pranishmit e Ambasadës Suedeze me historikun, sfidat e deritanishme, si dhe arritjet e Inspektoratit Qendror, kohë pas kohe, duke formalizuar inspektimet me dokumente standarde, listë verifikimi, të pajisur me kartën e inspektorit, online dhe kryerjen e inspektimeve me analizë me bazë risku, duke e kthyer tashmë në një proces të rregullt administrativo ligjor.

Inspektori Përgjithshëm ri-theksoi një nga objektivat kryesore të Inspektoratit Qendror, ai i shmangies së korrupsionit, klientelizmit dhe praktikat abuzive ndaj biznesit, gjë e cila arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të inspektimeve online, nëpërmjet sistemit unik të inspektimeve online. Inspektori i Përgjithshëm shpjegoi me detaje etapat nëpër të cilën do të kalojë kjo reformë si dhe ju përgjigj të gjitha pyetjeve të bëra nga përfaqësuesja e Ambasadës Suedese.

Ky takim shërbeu për vendosjen e një fryme bashkëpunimi të koordinuar në luftën kundër korrupsionit në fushën e Inspektimeve, në Republikën e Shqipërisë.

Tags: Inspektoratitkorrupsionitkunderluftambështetqendrorreformatsuedia

TË LIDHURA

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

11:00 | 14/03/2026
Next Post
Lamtumira e Pirlos/Yjet e futbollit bëhen “xurxull” në pub-et e Milanos (Video)

Lamtumira e Pirlos/Yjet e futbollit bëhen “xurxull” në pub-et e Milanos (Video)

Bamir Topi e thotë troç : PD-në e drejton Sali Berisha

Bamir Topi e thotë troç : PD-në e drejton Sali Berisha

Olldashi: Babalja ka përmendur edhe emra kushërinjsh ministra që merren me trafik

Olldashi: Babalja ka përmendur edhe emra kushërinjsh ministra që merren me trafik







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Si në filma! Në 70 sekonda grabitësit rrëmbejnë ar e diamante me vlerë 1.7 mln $
Bota

Si në filma! Në 70 sekonda grabitësit rrëmbejnë ar e diamante me vlerë 1.7 mln $

by mirseda
13:30 | 14/03/2026
0

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në një dyqan luksoz bizhuterish në qytetin Fremont në California, ku një...

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

13:07 | 14/03/2026
Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

13:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

12:18 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com