Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta e “nxehtë” Bajden-Putin, çfarë mund të ndodhë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Ndërhyrjet në zgjedhje, Biden kërcënon Putin: Do të paguajë çmimin që meriton

Nga: Germano Dottori “Formiche”

Nuk qëllon çdo ditë që presidenti amerikan ta quajë vrasës udhëheqësin e një fuqie tjetër të madhe. Prandaj nuk është për t’u habitur pse pasazhet e intervistës së dhënë kohët e fundit nga Xho Bajden, në të cilën “qiramarrësi” i Shtëpisë së Bardhë pranoi ta cilësonte si një vrasës kolegun e tij të Kremlinit, Vladimir Putin, kanë shkaktuar shumë debate.

Në fakt një deklaratë e tillë është e pazakontë. Dhe pikërisht sepse nuk ka precedentë të rinj në këtë aspekt, ngjan e natyrshme të vihen në dyshim arsyet që mund ta kenë nxitur Bajden drejt një qëndrimi të tillë publik ekstrem.

Në mënyrë të ngjashme, është plotësisht me vend një reflektim mbi atë që mund të burojë nga një deklaratë e tillë. Nuk është e pamundur që ajo të ishte një gafë, pasi Bajden është i njohur për incidente të tilla.

Por gjithashtu nuk duhet të përjashtohet mundësia që sulmi i ashpër ndaj Putinit, të jetë pjesë e një plani më të gjerë, që tenton të de-legjitimojë bashkëbiseduesit politikë ndërkombëtarë të gjykuar me të drejtë apo gabim, si më afër Donald Trump, i cili mbetur aktiv në skenën e brendshme politike amerikane në rolin e kreut të opozitës.

Sulmi personal ndaj presidentit rus, pason në fakt atë të komunitetit të inteligjencës amerikane kundër Princit të Kurorës në Arabinë Saudite, Muhammed bin Salman, i akuzuar hapur për pjesëmarrje në komplotin që çoi në vrasjen barbare të gazetarit arab Xhamal Kashoxhi në vitin 2018.

Ndaj, nuk është hera e parë që administrata aktuale amerikane e ka drejtuar gishtin e akuzës drejt një personaliteti të huaj të padëshirueshëm, me një të kaluar të dyshimtë apo të diskutueshme.

Së dyti, presioni i shtuar mbi Moskën përkon me fazën kur në Ukrainë forcat qeveritare po grumbullohen afër territoreve në rajonin e Donbasit:një lëvizje që mund të paralajmërojë gjithashtu një përpjekje të Kievit për të rifituar kontrollin e provincave separatiste në lindje, me mbështetjen e Perëndimit, përfshirë ndihmën ushtarake.

Së fundmi, edhe pse përfaqëson sigurisht një incident të rëndë diplomatik, fraza e thënë nga Bajden nuk do të ishte tërësisht e pashpjegueshme. Përkundrazi, do të dukej shumë në përputhje me vullnetin e administratës së re të demokratëve për të ecur drejt ndryshimit dhe dëshmimit të vlerave liberale, edhe kur kjo gjë nënkupton theksimin e paqëndrueshmërisë.

Dallimet nga presidenca e Trump nuk mund të ishin më të dukshme sesa kaq. Në fakt, paraardhësi i Bajden, kishte si prioritet kërkimin e stabilitetit përmes respektit të pakushtëzuar të sovraniteteve kombëtare, duke njohur një legjitimitet të barabartë për çdo bashkëbisedues që i ofrohej, përfshirë figura të dyshimta si lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Nga projekti për rindërtimin e rendit botëror të skicuar nga Trump, marrëveshjet Abrahamike janë gjurma më e prekshme që ka mbërritur deri tek ne. Me shumë gjasa, plani duhet të ishte kurorëzuar nga marrëveshje me një rëndësi edhe më të madhe, njëra prej të cilave është pikërisht me Federatën Ruse, për të cilën ekipi i Bajden duket se dëshiron sot mbi të gjitha transformimin e brendshëm në një kuptim demokratik.

Me lëvizjet e tij të para, presidenti i ri amerikan ka bërë tashmë përshtypje për zgjedhjen e tij për të ndërprerë çdo lidhje me Trump, mbi efektet e së cilës mund të formulohen për komentin vetëm hipoteza të paqarta. Por disa pasoja duhet të konsiderohen gjithsesi të pashmangshme.

Ndërsa është e mundur që të negociohet me “njeriun me raketa” të Phenianit, nuk është në fakt e mundur që të ulesh në tryezën e negociatave me një homolog që është quajtur publikisht si një kriminel.

Dialogu me Rusinë, nga bashkëpunimi i së cilës varet një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të sigurisë ndërkombëtare, mund të konsiderohet i kompromentuar para se sa të fillojë.

Mund të ndodhë që tani të nisë ndaj Moskës një politikë e “presionit maksimal”, shumë e ngjashme me atë të përdorur nga Trump ndaj Iranit, duke e motivuar atë me nevojën për t’u kundërpërgjigjur ndaj përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, gjë që është konfirmuar nga shërbimet sekrete amerikane. Për më tepër, këtë e ka përmendur publikisht vetë Bajden.

Gjithsesi, nuk ka të ngjarë që sanksionet e reja ta nxisin Kremlinin të lëshojë, apo që kjo qasje e re e SHBA-së të çojë në rrëzimin e Putinit nga pushteti. Ndërkohë, në këtë rast nuk është e qartë se përse një politikan liberal që e simpatizon Evropën ose NATO-n, duhet qëta pasojë atë në detyrë.

Në fakt, sado e çuditshme që mund të duket, vetë Putini është bartësi standard i “uesternizmit rus”, siç mund të pritet nga një Shënpeterburgas, që nuk e ka fshehur ndonjëherë se e konsideron Pjetrin e Madh si modelin e tij të referencës.

Sigurisht ai ishte një autokrat, por njëherazi edhe Cari që e zhvendosi kryeqytetin perandorak në Baltik, duke i dhënë ndër të tjera Rusisë flamurin që ka akoma:një trengjyrësh që e ka origjinën nga flamuri holandez.

Në Amerikë dhe Gjermani vazhdon të besohet se pas Putinit do të dalë nga diku Gorbaçovi i ri, që vetëm sa po pret rastin të nxjerrë kokën. Por një personalitet i tillë nuk ekziston. Edhe nëse do të ekzistonte, vështirë se ai do të kishte forcën për t’u imponuar, duke pasur parasysh diskreditimin që pësuan reformat e liderit të fundit sovjetik dhe ato të presidentit të parë rus, Boris Jelcin, në vitet 1990.

Rezultati më i mundshëm i përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, një pasojë e pashmangshme e etiketimi publik të Putinit si një vrasës, nuk do të ishte forcimi i pozitës së perëndimoristëve në Moskë, dhe aq më pak të atyre më liberalëve midis tyre, por rritja e ndikimit të eurazistëve pro-kinezë, tashmë të pranishëm në postet kyçe të Federatës.

Tani duhet të pyesim veten nëse duhet të kemi një Rusi në kaos, që hidhet në krahët e Kinës, apo edhe politikisht të nënshtruar ndaj Pekinit. A kemi vërtet nevojë për paqëndrueshmëri në kufijtë lindorë dhe jugorë të Bashkimit Evropian, pikërisht në këtë kohë kur nevoja për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pandemia, duhet të na bëjë të jemi të kujdesshëm për të përqendruar të gjitha burimet tona tek rimëkëmbja?

Të dashur miq amerikanë, ne jemi me ju në mbrojtje të demokracisë liberale:dhe nuk duhet që të lodhemi duke e përsëritur këtë. Por kauza nuk mbrohet duke sulmuar në këtë mënyrë. Aq më tepër ndërkohë që kritikohet ashpër Muhamed bin Salman dhe Putin, kërkohet dialog me regjimin iranian dhe qeverinë afgane, dhe i kërkohet Kabulit të pranojë rikthimin e Talibanëve.

Burimi i lajmit: https://formiche.net/2021/03/biden-putin-e-guerra-calda-dottori-spiega-perche/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Joe Bidenlufte e nxehtevladimir putin

TË LIDHURA

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…
Bota

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…

19:29 | 24/06/2025
Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem
Bota

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

19:12 | 24/06/2025
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Bota

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

19:10 | 24/06/2025
Next Post
Spanjë/ Katër ndeshje në La Liga, ekipet e Madridit luajnë të dyja sot

La Liga, java e 28-të sheh Realin në Vigo për të agresuar në distancë Atletikon

Me flamuj dhe brohoritje, Basha pritet me entuziazëm në Berat (Video)

Me flamuj dhe brohoritje, Basha pritet me entuziazëm në Berat (Video)

”Shqiptarët janë dembelë”/ Kryemadhi akuzon Ramën: Të rinjtë po emigrojnë

''Shqiptarët janë dembelë''/ Kryemadhi akuzon Ramën: Të rinjtë po emigrojnë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…
Bota

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…

by mirseda
19:29 | 24/06/2025
0

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të martën se vendi i tij nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore,...

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

19:12 | 24/06/2025
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

19:10 | 24/06/2025
Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

19:08 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com