Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Luftë mes bandave në burgjet e Ekuadorit/116 të vdekur dhe 80 të plagosur

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Të paktën 116 persona kanë vdekur, në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit. Zyrtarët raportojnë se pesë të burgosurve u kanë prerë kokën, në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje. Penitenciare Litoral strehon të burgosur nga bandat ekuadoriane, që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.

Konsiderohet si një nga burgjet më të rrezikshme në vend. Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata. 400 policë ndërhynë për të rimarrë kontrollin.

Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës, që tani po veprojnë në Ekuador.

Drejtori i shërbimit të burgjeve të Ekuadorit, Bolivar Garzón, i tha radios lokale se situata ishte “e tmerrshme”.

“Dje, policia mori kontrollin në orën 14:00 [me kohën lokale], por mbrëmë pati të shtëna të tjera, shpërthime dhe sot në mëngjes morëm kontrollin total. Ne po hyjmë në pavionet ku kishte konflikte dhe po zbulonim më shumë trupa”, tha ai.

Komandanti i policisë Fausto Buenaño tha se të burgosurit nga një krah i burgut ishin zvarritur nëpër një vrimë, për të dalë në një krah tjetër, ku ata sulmuan anëtarët e bandës rivale.

Më shumë se 80 të burgosur u plagosën. Presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve.

IEVP Litoral mban të burgosur nga Los Choneros, një bandë ekuadoriane e cila mendohet të ketë lidhje me kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa të Meksikës.

Por një grup tjetër kriminal meksikan, karteli Jalisco New Generation (CJNG), po përpiqet gjithashtu të krijojë aleanca me bandat ekuadoriane, për të marrë kontrollin e rrugëve të kontrabandimit të drogës që çojnë nga Ekuadori në Amerikën Qendrore nga rivalët e tij Sinaloa.

Në korrik, Presidenti Lasso tha se sistemi i burgjeve në Ekuador ishte 30% mbi kapacitetin.

Ai njoftoi planet për të përshpejtuar procesin e lirimit të atyre të burgosurve që kishin shërbyer pjesën më të madhe të kohës, ose kishin kryer krime të vogla, për të lehtësuar mbipopullimin.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: bandatEkuadorkartelet e droges

TË LIDHURA

Bota

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026
Bota

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026
Bota

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026
Next Post

Serbia nuk tërhiqet/ Vulin: Kosova s’do jetë shtet deri kur të udhëheqë Vuçiç

Njerëzit e Berishës në sulm/ I dënuari: Jam i pari që marr kallashin

Babai i Britney Spears pezullohet nga roli i kujdestarit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com