E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Njerëzit e Berishës në sulm/ I dënuari: Jam i pari që marr kallashin

Dje ish-kryeministri Berisha ishte në Durrës, ku shpërtheu në kërcënime në adresë të kryedemokratit Basha. Si rrallë herë, “Foltorja” e tij është kthyer në një tryezë frymëzimi për kryengritje të armatosur. Një militant që ishte në takim, deklaroi se është gati të marrë armët për të mbështetur Berishën.

Një i dënuar nga gjykata, mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit, theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe iu bashkua në Durrës takimit të Sali Berishës me demokratët. Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbuloi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.

“Jam Ilir Amedani, në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën, sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.

Ai nuk është ndalur, madje duke bërë edhe deklarata lufte: “Jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, inkurajoi i dënuari Sali Berishën.

Militanti duket se mori edhe “miratimin” e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk e dënoi aktin e shkeljes së ligjit nga simpatizanti i tij. Më zë të ulët, Berisha artikuloi vetëm dy fjalë: E kemi me votë.

Po kush është Ilir Amedani?

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Lexo edhe :   Çështja Becchetti, "Zëri i Amerikës" zbardh detajet

Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Lexo edhe :   Çështja Becchetti, "Zëri i Amerikës" zbardh detajet

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...