Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lufta e Re e Ftohtë e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lufta e Re e Ftohtë e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Nga: Edina Becirevic “Institute for War & Peace Reporting”

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e Zi, kanë krijuar një ekuilibër të ri gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Të tre blloqet opozitare, fituan një shumicë të ngushtë, duke marrë 41 nga 81 vendet e mundshme në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ndërkohë Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç, fitoi vetëm 30 vende, dhe ndonëse kishte mbështetjen e 10 deputetëve të tjerë nga aleatët e saj tradicionalë, nuk e arriti dot shumicën për të vijuar qeverisjen e vendit.

Kjo do të thotë që ndërsa Gjukanoviç do të mbetet president i Malit të Zi edhe për 3 vjet e gjysmë, pushteti i vërtetë do të jetë në duart e një qeverie pro-serbe dhe pro-ruse. Duhet të kesh një nivel të caktuar naiviteti ose hipokrizie politike, që të cilësosh fitoren e këtyre partive si një triumf të demokracisë.

Agjenda e vetme që ndajnë partnerët e koalicionit të ri qeverisës, është t’i japin fund 30 viteve të udhëheqjes reformiste euro-atlantike. Me rezultatin e një fitoreje të qartë për Moskën – dhe duke pasur parasysh që strategjia e Rusisë është të investojë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dhe t’i inkurajojë partitë politike të ekstremit të djathtë – ne mund të presim përçarje të mëtejshme që synojnë zgjedhjet lokale të Bosnjës dhe Hercegovinës që mbahet këtë nëntor.

Qeveria e re e Malit të Zi, mund të jetë një shenjë shqetësuese e gjërave që do të ndodhin diku tjetër në rajon. Koalicioni i 3 blloqeve politike është kryesisht pro-rus. Blloku “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, që fitoi 27 vota, është një koalicion i dominuar nga Fronti Demokratik i së djathtës ekstreme nacionaliste, qëllimi strategjik i të cilit është rikthimi në një bashkim me Serbinë, nga i cili Mali i Zi u shkëput në vitin 2006.

Ky bllok mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila luan një rol qendror për Moskën në këtë Luftë të re të Ftohtë. Qeveria e Gjukanoviç, prezantoi një ligj të diskutueshëm në vitin 2019, që synonte të frenonte ndikimin e kishës serbe dhe ta rregullonte statusin e saj ligjor.

E mbështetur nga Rusia, Kisha Ortodokse Serbe e paraqiti këtë si një sulm ndaj lirisë fetare dhe nxiti 8 muaj protesta, të cilat në fakt shërbyen si fushata zgjedhore e bllokut politik pro-serb.

Përveç kësaj, udhëheqësit e Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç u dënuan secili me nga 5 vjet burg për përfshirje në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të mbështetur nga Rusia në vitin 2016, kur Gjukanoviç për pak sa nuk u vra. Rasti i tyre tani është në fazën e apelimit.

Gjykata vendosi se përpjekja për grusht shtetit, ishte e organizuar nga agjentët sekretë rusë, me synim parandalimin e anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Vendi iu bashkua aleancës vitin e ardhshëm, pavarësisht nga opinioni publik shumë i përçarë.

Vetëm njëri nga koalicionet, Aksioni për Reforma të Përbashkëta, është realisht pro-evropian dhe pro-NATO-s. Ai e bazoi fushatën mbi kauzën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që sipas tyre ka karakterizuar 30 vitet e sundimit të Gjukanoviçit.

Por ata kanë vetëm 4 deputetë, ndërsa dy blloqet e tjera pro-serbe kanë 37. Sigurisht, sundimi i Gjukanoviçit, ka qenë i shoqëruar me një nivel të lartë korrupsioni dhe dominimin e krimit të organizuar.

Por problemi këtu është se me përjashtim të 4 ligjvënësve realisht pro-perëndimorë, të tjerët janë kryesisht ekstremistë politikë të mbështetur nga Serbia dhe Rusia. Gjatë 4 viteve të fundit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ishin të vetmet vende ku Perëndimi e fitoi betejën për ndikim ndaj Rusisë.

Tani, Maqedonia e Veriut qëndron e vetme në Ballkanin Perëndimor. Sfera e ndikimit të Rusisë ka qendra të forta në 4 vende:Serbi, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë – përmes njësisë së saj me shumicë serbe, Republikës Srpska- dhe Kosovë, përmes rajoneve të saj veriore.

Pas goditjes nga pandemia, vendimi i Moskës për t’i dërguar ndihma mjekësore vetëm Republikës Srpska dhe jo gjithë Bosnjes, përfaqëson vazhdimin e përpjekjeve të rusëve për të sfiduar shtetin boshnjak. Rusia është e angazhuar fort për të parandaluar anëtarësimin e Bosnjes në NATO, dhe është bërë edhe më agresive mbi këtë çështje muajt e fundit. Ambasadori rus Peter Ivançov, shkoi aq larg sa të pohonte në fillim të korrikut se “integrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO minon sigurinë dhe stabilitetin e saj”. Senati amerikan e dënoi deklaratën e Ivançov, duke argumentuar se ajo synonte të “minonte sovranitetit të Bosnje Herzegovinës”.

Por kjo nuk e ka penguar Milorad Dodik, anëtarin serb të presidencës kolegjiale boshnjake, që të vijojë promovimin e narrativës anti-NATO. Ai vazhdon të deklarojë se statusi i Kosovës duhet të lidhet me atë të Republikës Srpska. Gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në korrik në Repuiblikën Srpska, Dodik sugjeroi që ai të përdorte sovranitetin boshnjak si një mjet negocimi në negociatat mbi Kosovën.

Vuçiç iu përgjigj se “një marrëveshje si ajo e Dejtonit mbi Serbinë as që mund të diskutohet”. Por kjo është një pjesë tipike e lojës së luajtur nga këta dy politikanë:Dodik i fryn zjarrit, Vuçiç bën sikur e fik atë, dhe më pas Dodik dhe media e mbajnë flakën gjallë.

Rusia e di se kuadri kushtetues boshnjak është i ndërlikuar, dhe tensionet e ndryshme të brendshme të pazgjidhura i japin Moskës mundësi ta përdorë ndikimin e saj të vendosur në Serbi dhe Republikën Srpska për ta transformuar Bosnjen.

Perëndimi duhet të reagojë pa humbur kohës ndaj sjelljes së Dodik por edhe të lojtarëve të tjerë rusë. Pas Maqedonisë së Veriut si një shembull i suksesit dhe Malit të Zi si një shembull i dështimit, është koha që Perëndimi t’i kushtojë një vëmendje më të madhe Bosnje Hercegovinës.

Shënim: Edina Bećirević, është profesoreshë e studimeve të sigurisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje Hercegovinë, dhe autore e librit “Gjenocidi në lumin Drina”.

Burimi i lajmit: https://iwpr.net/global-voices/russias-new-cold-war-western-balkans

Përshtati TIRANA TODAY

 

Tags: Edina BecirevicMilo GjukanoviçPartia Demokratike e Socialistëve

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Ulen temperaturat/ Shtrëngata dhe breshër, si do jetë moti për nesër

Ulen temperaturat/ Shtrëngata dhe breshër, si do jetë moti për nesër

Kapet rivali i Aldo Bares që iu bënë dy atentate

Kapet rivali i Aldo Bares që iu bënë dy atentate







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

by mirseda
17:17 | 04/04/2026
0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake,...

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

16:41 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com