Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lubonja: Kamikazja Arta Marku po mbyll vrimat e rrjetës Rama-Lu

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lubonja: Diplomatëve të huaj nuk u intereson demokracia shqiptare

Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim të tij është shprehur se “Reforma në Drejtësi është ngritur nga mashtruesit e Tiranës dhe të Brukselit”. Ndërsa më tej në shkrimin e publikuar në gazetën “Panorama”, Lubonja është shprehur se emri i kësaj reforme do të ishte:  “ramalu,  vrimat e së cilës po i mbyll me shpejtësi kamikazja Arta Marku, të hidhet në det sa më parë dhe të ngrihet që andej me një apo dy peshq të mëdhenj”.

Shkrimi i plotë

Argumenti më absurd që kam hasur në mediat që kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit sepse donte të pengonte Reformën në Drejtësi. Pra, se amerikanët do të mërziteshin me Ramën dhe nuk do të jepnin ndihmat materiale dhe logjistike për reformën; dhe kjo, ngaqë Rama nuk e do këtë reformë, pasi i trembet edhe vetë. Argumentin e bënte edhe më absurd fakti se këtë e tha opozita që akuzohet nga Rama se është ajo që nuk e do Reformën në Drejtësi pasi ka frikë prej saj.

Në fakt, reforma po çan përpara drejt suksesit me vela të fryra. Dhe në erën që e fryn, është edhe kontributi i pamohueshëm i bulçive të ambasadorit amerikan. Doni prova? Po ja, kjo që po bën Kryeprokurorja e përkohshme, kujtoni ju se nuk është reformë? Kjo është vetë reforma. Do të thoni ju: po vetingu? Prisni se edhe atij do t’ia ndieni krismën, por Arta është pararoja e vetingut sepse, siç do të thoshte Orëelli në këtë rast, të gjithë janë të barabartë përpara vetingut, përveç atyre që janë vetë vetingu. Dhe mos bëni sikur e keni për herë të parë ju të opozitës. A nuk ju kujtohet kur zëvendësuat gjyqtarët, që nuk i kontrollonit dot me ata me kurse 6-mujore te plepat e Kavajës? Po sulmet ndaj Ina Ramës si prostitutë e bulevardit, a i keni harruar? Jo, jo, të mendosh se politikanët shqiptarë duan prokurorë të pavarur, është njëlloj sikur të imagjinosh hajdutët duke u përpjekur që të vihen roje të ndershme, në vendet ku ata do të shkojnë të vjedhin.

Po atëherë, ç’është kjo reformë, që askush s’e do dhe të gjithë e brohorasin? Po ambasadorët ç’dreqin kanë që ngatërrohen me këto mashtrime?

Teoria ime është kjo: Jetojmë në një vend ku, siç ka thënë dje edhe vetë Rama, jeta për njerëzit e ndershëm është bërë e pamundur. Imagjinoni, shqiptarët, më 2016, vinin në Gjermani pas sirianëve për ikje nga vendi i tyre. Më 2017, në Francë u bënë të parët, duke ua kaluar edhe afganëve. Ka më tmerr se kjo? Një vend i pashpresë, që veç tjerash, po dëshpëron edhe vendet e tjera ku po eksporton mjerim dhe krim. E, pra, në këtë lloj vendi o duhet të ulesh e të punosh me përulësi, sinqeritet e përkushtim për njerëzit e ndershëm, o duhet të gjesh mashtrimin e radhës me njerëzit e pandershëm. E meqenëse për të parën kjo racë shqiptarësh nuk ka bythë, “Reforma në Drejtësi” është mashtrimi i radhës për të gjetur një fajtor dhe për të ndërtuar një shpresë të rreme për budallenjtë e radhës. Është edhe mashtrimi më polivalent sepse i shërbente një shumësie aktorësh dhe qëllimesh. Më së pari i shërben kryemashtruesit të këtij vendi, Edi Ramës, për të kapur edhe pushtetin e drejtësisë ashtu siç, nëpërmjet reformash të tjera, pastroi institucionet nga kundërshtarët e tij, me rezultat zero. I shërben edhe si një alibi për të thënë se gjërat nuk kanë shkuar mirë deri tani, sepse na kanë penguar disa njerëz të liq në drejtësi, që kanë qenë të lidhur nga kundërshtarët e mi të liq. Teorinë që përdori kur u bashkua me Metën se është sistemi që e pjell të keqen, jo njerëzit, tani e zëvendësoi me teorinë se janë disa njerëz të liq, si Meta, që na e kanë sjellë të keqen. Por reforma i shërben edhe si një mashtrim për të huajt që do thonë: ja reformatori i guximshëm, që më në fund po lufton korrupsionin në Shqipëri!

Ndërkaq, togfjalëshi magjik u shërben goxha edhe mashtruesve të Brukselit. Në funksion të projektit të Bashkimit Europian, janë derdhur shumë para. Për të punon një armatë e tërë burokratësh, e paguar nga taksapaguesit europianë me rroga të majme. Dhe ndër nënprojektet e rëndësishme të këtij projekti, që po jep shpirt nga paaftësia dhe korrupsioni i këtyre burokratëve, është edhe ai i integrimit në Europë i Ballkanit Perëndimor. E, pra, edhe këtyre perëndimorëve u duhen disa prova se rrogat e tyre nuk paguhen kot. Ja, në sajë të ndihmës së tyre kompetente, vende si Shqipëria po bëjnë hapa përpara drejt integrimit. Taksapaguesit europianë duhet të jenë të sigurt se paratë e tyre nuk kanë shkuar në ndonjë gropë të zezë dështimi e korrupsioni. Dhe a ka provë më të mirë sesa një Reformë në Drejtësi, që do të kurojë sëmundjen më të rëndë të vendeve si Shqipëria, që nuk i le ta çojnë vendin drejt Europës, por i bën banorët e tyre të lenë vendin për të invaduar Europën. Ja pse suksesi i kësaj reforme është kaq i nevojshëm për t’u reklamuar. Po Lu-ja, ç’pjesë ka në këtë mashtrim, do të pyesë ndokush. Lu-ja përfaqëson SHBA, që është partneri i madh i Perëndimit, plus që duket se është i lidhur me lobet që kanë mbështetur Ramën në SHBA – në mos pastë edhe ndonjë “inat personal” me drejtësinë aktuale për shkak të “Bankers Petrolium” – siç thonë gojët e liga.

E kështu, tani kemi arritur në një pikë ku mungon vetëm një gjë e vogël për ta përmbyllur në mënyrë të suksesshme këtë mashtrim. Kjo gjë e vogël e ka mbiemrin të madh sepse quhet: “peshku i madh”. Duhet, pra, që rrjeta e reformës “ramalu”, vrimat e së cilës po i mbyll me shpejtësi kamikazja Arta Marku, të hidhet në det sa më parë dhe të ngrihet që andej me një apo dy peshq të mëdhenj, që t’i fotografojnë të gjithë të kapur në rrjetë. Atëherë, e gjithë bota perëndimore do të ndalë frymën e do të thotë: bravo Shqipëria, bravo Edi Rama, faleminderit Bruksel, faleminderit ambasadori LU!

Do të thoni ju, po dosja Rama – Tahiri e kthimit të vendit në narkoshtet, po drejtorët e Policisë trafikantë droge të arratisur, po koncesionet kriminale të Ramës, po kullat si pastrim i parave të drogës, po votat e blera me para të pista, po shqiptarët që ikin me vrap nga vendi. Harrojini sa më shpejt këto, historinë e bëjnë fitimtarët. Tani s’na ka mbetur, veçse të themi: e gëzofshim reformën “ramalu”!

Tags: Arta MarkuKamikazjaLulubonjambyllramarrjetësvrimat

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
Foto/ Rrugës për në Rinas, Meta bën ndalesën e papritur

Foto/ Rrugës për në Rinas, Meta bën ndalesën e papritur

Majlinda Bregu rrëfen sherrin me të bijën për një foto

Majlinda Bregu rrëfen sherrin me të bijën për një foto

LSI nuk heq dorë, depoziton sërish padinë ndaj Ramës

LSI nuk heq dorë, depoziton sërish padinë ndaj Ramës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com