Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lubonja jep alarmin: Ja se çfarë do ndodhë më 18 tetor

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Alarmi holandez dhe alarmi i munguar shqiptar

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, është shprehur se politika nuk është aspak e shqetësuar për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi në të kundërt do të kishte punuar për të plotësuar kushtet dhe për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja komentoi edhe deklaratën e presidentit Meta për antagonizëm, duke theksuar se ‘politika mund të jetë antagonizëm por i joni është banal’.

“Po të ishte e shqetësuar politika për integrimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të bëjmë një Shqipëri me standarde evropiane sa më shpejt, atëherë po të isha në vendin e tyre do thoja të rregulloj shtëpinë, t’i bëj gjërat gati sa më shpejt, në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit … Por nëse ti vë kriminelët kryetarë bashkie, si mund të jesh i shqetësuar. Pyetja është, po opozita a është vërtet e shqetësuar? Për mendimin tim kjo situatë është rezultat i një inkubatori që ka prodhuar krim në mënyrë të vazhdueshme.

Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tani mbetet lufta, propaganda, Ramës i duhet njohja e negociatave, se përmes tyre bën propagandë. Pashë dhe një deklaratë të Presidentit për antagonizëm. Por, politika mund të jetë antagonizëm, por ky i joni është banal, se kush vjedh më shumë dhe kjo na ka lënë pas. Pasi pajtohen, këta i fusin thikat njëri-tjetrit. Edhe PD këtej i thotë narkoshtet, këtej i bën thirrje të fusë Shqipërinë në BE, se duket sikur janë të kompleksuar se jemi jashtë Evropës”, u shpreh Lubonja.

Sipas analistit, vendimi i kryeministrit Rama për t’i dhuruar Kancelares gjermane librin me pikturat e tij, ishte i gabuar. Ai vijon më tej, duke deklaruar se Rama është munduar gjithmonë të manipulojë ndërkombëtarët duke u paraqitur si piktor, por që këtu bashkëpunon me kriminelët.

“I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, ço ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo. Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas. Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar”, deklaroi Lubonja.

Gjithashtu, analisti Lubonja u ndal dhe te vendimi që Këshilli i Evropës pritet të marrë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 18 tetor, duke paralajmëruar një propagandë të madhe politike, por që shqiptarët do vazhdojnë të zhyten në baltë.

“Do ketë propagandë të madhe, do zhurmohet shumë ja prova që kemi bërë hapa përpara. Opozita do marrë një goditje në denoncimet që ka bërë, do kapet te ato kushtet. Shqiptarët do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë baltovinë, ku po zhytemi çdo ditë e më shumë”, tha analisti.

Tags: 18 tetoralarmiAngela Merkeledi ramaFatos Lubonja

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Blini më lirë me Mastercard nga Credins Bank

Blini më lirë me Mastercard nga Credins Bank

Meta në komisionin hetimor, Fuga: Ky është turp, mirë bëri që anuloi zgjedhjet

Meta publikon raportin e plotë për Komisionin e Venecias

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com