Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Loja “top e kamë”, rrëfimi i ish-studentit: Kush e solli për herë të parë futbollin në Shqipëri?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Loja “top e kamë”, rrëfimi i ish-studentit: Kush e solli për herë të parë futbollin në Shqipëri?

Nga Kreshnik KUÇAJ/ Për herë të parë në Shqipëri, futbolli u luajt në vitet 1908-1909 në Shkodër. Revista Leka e vitit 1934 i kushton një artikull ardhjes së futbollit në Shqipëri me titullin “Foot-balli, kur filloi m’u njoftë e m’u përhapë në Shqipni” .

Artikulli nuk ka autor megjithatë nga ajo që shkruhet në të lë të kuptohet se autori ka qenë vetë një nga ata studentë që ka luajtur për herë të parë futboll në Shqipëri, duke qenë se ishte student i kolegjit Saverian, nga ku dolën themeluesit e shoqatës e të revistës që boton artikullin.

E në këtë artikull shkruhet se ishte kleriku maltez A.Gatt Rutter ai i cili e solli këtë lojë (top e kamë) në Shqipëri në vitet 1908-1909 dhe ua mësoi studentëve të kolegjit Saverian në këtë qytet.

E në këtë rast, artikulli evidenton se profesori  u përball me vështirësi për t’ua futur këtë lojë në zemër shqiptarëve për faktin se kjo lojë kërkonte kolektivitet, pra bashkëpunim e koordinim.

“Në fillim hoq mjaft keq i shkreti profesor me na shti në zëmer kolektivitetin qi lypë kjo lojë e me na enthuzjazmue per te. Na, sa ma fort shifshim zellin e perpjekjet e tija per me na xe aq ma tepër largoheshim e rrijshim ftoftas. Na dukej lojë e randë, pse lypte shkathsi e mundë të madh” shkruhet në artikull.

E në fakt, për 4-5 vitet e ardhshme kjo lojë nuk do të ishte popullore e nuk do të ushtrohej, derisa ardhja e ushtrive ndërkombëtare në 1913 do të ndryshonte situatën. Ushtritë angleze, franceze e gjermane që ishin të pranishme në Shkodër do të organizonin përballje futbolli mes tyre ndaj edhe pëlqimi i kësaj loje do të rritej.

“Me ket ftoftësi vazhduem per nja katër a pesë vjet, deri sa mbas luftës ballkanike erdhen ushtrit internacjonale në ket gjytet. Kur pam tue luejtë ushtarët ingliz, francez e german at-herë filluem me e çmue, e që prej asajë kohë e deri në vjetin 1933, kur kjo kolegjë u mbyll per shqiptarë, gjithmonë xansat e kësaj shkollë kjene lojtarët ma të mirët në vend t’ onë.

Foto mësipër: Skuadër futbolli e ushtrisë angleze në Shkodër 1913/ Muzeu Marubi

Mbas luftës së madhe, djelmnija shkodrane organizoj skuadra e shumica prei nesh, ish-Saverjan, punuem me duer t’ ona me dlirë e rrafshue fushen qi do të quhej “Fusha e topit.”

Me hapjen e shkollës Teknike filloj me u njoftë e me u luejtë dhe në Tiranë. U njit në shkallen qi asht sot mbas krijimit t’ Entit Kombtar “Djelmnija Shqiptare.”

 Sot matchet e foot-ball-it priten me padurim e janë ba argtim i shum gjytetevet; lexohen me kureshtë nder fletore pershkrimet e ndeshjevet, gjikimet mbi skuadra e refera, mbi zotsi e sjellje të lojtarëvet jo veç të Shqipnis por të mbarë Europës” vijon artikulli.

Foto mësipër: Skuadra e shkollës industriale italiane në Shkodër/ Muzeu Marubi

Një “problem” me futbollin?!

E në artikull, evidentohen të mirat por edhe të “këqijat” e futbollit.

E ndërsa në artikull përmenden 5 cilësi të mira mes të cilave disiplina, aktiviteti fizik apo argëtimi, përmendet edhe një “problem”.

“Vetem asht rreziku qi mos të barrohen prej së dhanunit mbas kësaj lojë, të tjera detyrë ma të nalta, si p. sh. permbushja e kujdesëshme e detyrvet fetare nder dit kremtje, e detyrvet civile e shoqnore; kështu që mos t’ ulet lojtari i xet ndopak kabë shkalla e shtësës i mos të humbet bujarija, kultura e të prumit në të folun, tue u shprehë në mënyrna të trasha e thanie të poshtra. Por lojtarët e vertetë e mirë t’ edukuem këtyne rreziqevet u mbahen lerg” vijon artikulli./ SCAN

Tags: “top e kamë”futbollinherëish-studentitkushlojaparërrefimishqiperisolli

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Zhvlerësohen Paundi dhe Dollari. Euro mbetet i qëndrueshëm

Zhvlerësohen Paundi dhe Dollari. Euro mbetet i qëndrueshëm

Cakaj takon Hahn dhe Mogherinin: Shqipëria ka përparuar, të hapen negociatat

Cakaj takon Hahn dhe Mogherinin: Shqipëria ka përparuar, të hapen negociatat

“339, dosja më e madhe në histori”, Donika Prela zbulon të pathënat

“339, dosja më e madhe në histori”, Donika Prela zbulon të pathënat







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!
Rajoni

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

by mirseda
10:10 | 04/02/2026
0

Greqi - 15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci...

Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

10:03 | 04/02/2026
Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

09:24 | 04/02/2026
Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

09:21 | 04/02/2026
“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com