Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Loja e shifrave që nuk po e shantazhon dot Bashën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Loja e shifrave që nuk po e shantazhon dot Bashën

Nga Mero Baze

Përpjekja për të krijuar një mit të rremë për pjesëmarrjen në mitingun e Ilir Metës, po vjen nga të gjitha palët. Përkundër një mitingu që ishte nën nivelin e një mitingu të vakët të PD, nga ata që dilnin me bezdi kur paralajmërohej që nuk do hidhnin molotov, për herë të parë askush nuk ka dëshirë të përfshihet në këtë debat.

Edi Rama duket që është i kënaqur me lojën e shifrave, pasi droni i tij i transmetoi ata që ishin dhe aq sa ishin. Por duket që atij i pëlqen që nga tetë apo dhjetë mijë, Ilir Meta i bëri përmes gazetave të tij 80 apo 100 mijë.

Pastaj edhe më i lumtur që Berisha i bëri sa i bën çdo miting, 500 mijë. Që të jemi pak të qartë, 500 mijë njerëz duhet ta mbushesh nga “Universiteti” tek “Treni” dhe të jenë dhe ca nga “Unaza” drejt “Zogut të Zi”, ndërkohë që turma nuk shkonte dot nga “Presidenca” tek “Rogneri”.

Por për herë të parë askush nuk do debat për këtë gjë. Të gjithë duan që të jenë shumë, pasi i kanë parë që janë pak. I duan shumë, jo për të trimëruar Metën kundër grushtit të shtetit, por për t’i treguar njëri- tjetrit, vendin që ka në këtë histori.

Sali Berisha i do 500 mijë, që të trembë Lulzim Bashën se nuk i binden demokratët. Në daljen e tij publike tek Ilva Tare, ai e tha qartë se Lulzim Basha duhet të marrë mësim nga ajo që bëri Ilir Meta. Me një fjalë, duhet të heqë dorë nga tryeza apo bisedimet me Edi Ramën dhe duhet të shkojë në luftë. Përndryshe, kërcënimi është shumë i qartë.

Edhe pse kishte një javë që vetë Sali Berisha u bënte thirrje demokratëve të shkonin në miting, në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse e ka gdhirë me Ilir Metën një javë rresht deri ditën e mitingut, duke u marrë me organizimin e tij, ai pranoi dje me qetësi se ata njerëz nuk ishin të tijët, por të Ilir Metës.

Kështu i bie që, ose Berishën nuk e dëgjojnë më demokratët dhe nuk kanë dalë në miting, ose Ilir Meta i ka marrë partinë. Në fakt, Berisha tenton t’i thotë Lulzim Bashës këtë të dytën, pasi e detyroi të njoftojë gjithë degët të sjellin njerëz në Tiranë.

Vetë Ilir Meta nuk do të hyjë në polemikë për shifrat, pasi ka hallin e mitingut të dytë. Frika se demokratët mund ta marrin për karshillëk e nuk i shkojnë më, e ka bërë më të përmbajtur në gëzim dhe ua ka lënë portaleve të tij gëzimin. Vetë po merret me shpjegimet për Etildën dhe Dvoranin.

Lulzim Basha nuk duket po ashtu i shqetësuar. Sapo përfundoi mitingu, ai nxori Gazmend Bardhin, sekretarin e Përgjithshëm, që falenderoi demokratët që mbushën sheshin, dhe e la me aq. Atij duket se e intereson po aq shumë sjellja fallco e Berishës, që bën sikur demokratët nuk e kanë dëgjuar dhe nuk kanë shkuar tek mitingu i Metës. Nga gjithë ata aktorë që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek shifrat, ai duket më ciniku, pasi e di që i ka të vetët ata që ishin në shesh.

Sa më shumë të thonë, aq më mire për të, sa më pak të thonë, aq më keq për Ilir Metën.

Dhe në këtë luftë shifrash pa kundërshtarë, të gjithë po bëjnë sikur bien dakord që mitingu ishte i madh, pasi të gjithë e dinë që ato shifra nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka nëse shifrat do prodhojnë një betejë mes Berishës e Metës nga një anë, dhe Bashës nga ana tjetër.

Sali Berisha dha shenja dje, se ai është gati t’ia falë demokratët Metës, nëse Basha nuk ndjek rrugën e tij. Por heshtja e Bashës, indiferenca e tij ndaj këtij debati dhe akoma më keq, vazhdimi i qëndrimeve të tij pa u ndikuar nga mitingu i Metës, e shton dhe më shumë nervozizmin e dyshes Berisha- Meta, të cilët më shumë se sa duan të mburren me shifrat, duan të shantazhojnë Bashën, se po ja marrin rolin prijës të opozitës.

Por e vetmja gjë që nuk e tremb Bashën, duket se janë lojërat me shifrat. Jo se janë shumë, apo pak për të. Por ai e di se Berisha dhe Meta nuk hapin dot debatin se të kujt janë ata njerëz. Po u hap ai debat, ata kthehen të gjithë në oborrin e SHQUP. Dhe pastaj Berishës nuk i duhet të ndërrojë popullin, por kryetarin. Për atë s’ka më këllqe.

Tags: lojalulzim bashamero bazeshantazhonshifrave

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Paralajmëroi njerëzit të mos prekin fytyrën, ekspertja më pas lëpin gishtin

Paralajmëroi njerëzit të mos prekin fytyrën, ekspertja më pas lëpin gishtin

Drafti paraprak i ‘Venecias’/ Ambasada Amerikane: Respektoni procesin

Drafti paraprak i ‘Venecias’/ Ambasada Amerikane: Respektoni procesin

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com