Pas zhurmës në media për kontratën, 500 mijë dollarëshe të Partisë Demokratike, Prokuroria e Tiranës do të nisë një letër porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontratën e lobimit. Ndërkohë në Shqipëri janë mbyllur hetimet për këtë çështje.
Sipas verifikimeve në Shqipëri Partia Demokratike i ka bërë transaksionet nëpërmjet thesarit. Verifikimet për shumën prej 500 mijë dollarësh do bëhen në SHBA. Sipas PD janë fonde të mbledhura nga një shoqatë
Kjo pagesë është bërë përmes mbledhjes së fondeve nga një shoqatë. Hetuesit dyshime se kjo pagesë u bë për lobim për foton e Lulzim Bashës me presidentin amerikan Donald Trump dy javë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.