Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Lleshaj: Shteti nuk duhet t’u kërkojë qytetarëve dokumente të cilat i ka vetë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj: Shteti nuk duhet t’u kërkojë qytetarëve dokumente të cilat i ka vetë

Korrigjimi i të dhënave të gjendjes civile tashmë mund të bëhet brenda ditës.

Qytetarët nuk do të kenë më nevojë për një “mal” me dokumente për të provuar identitetin e tyre.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj zhvilloi dje një interpelancë me një grup qytetarësh, të interesuar drejtpërdrejt për çështjet që kanë të bëjnë me korrigjimin e të dhënave të gjendjes civile, të hedhura gabim në sistem gjatë transkriptimit.

Interesi kryesor i qytetarëve kishte të bënte me afatet dhe procedurat e korrigjimit të “gabimeve materiale” siç emërtohen, për të cilat Lleshaj ka nxjerrë një urdhër në gusht të këtij viti, i cili përshpejton afatet dhe thjeshton procedurat e gjendjes civile për saktësimin e të dhënave.

Njëherësh lehtëson barrën e qytetarëve për të siguruar dokumente që provojnë identitetin e tyre real.

Deri më sot, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ishte i vetmi autoritet që mund të merrte vendime mbi këto problematika.

Tashmë, sipas urdhrit, një pjesë e vendimmarrjes bëhet në zyrat lokale, nga punonjësit e çdo zyre të Gjendjes Civile, sipas një procedure strikte dhe transparente, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi të çfarëdo natyre.

Qytetarët që kanë pasur probleme në marrjen e dokumenteve biometrike, për shkak të “gabimeve materiale” të tilla si emër, mbiemër, datëlindje etj., tashmë kanë mundësi të bëjnë korrigjimet në një kohë shumë më të shpejtë dhe me procedura mjaft të thjeshtuara.

“Një ndër objektivat kryesore të qeverisë lidhet me lehtësimet e shërbimeve ndaj qytetarëve, lehtësime të cilat duhet të rrokin të gjithë gamën e shërbimeve.

Në rastin konkret, ne kemi të bëjmë me çështje që lidhen me Gjendjen Civile. Dimë që Gjendja Civile është një nga zyrat më të vjetra të shtetit, një nga zyrat themelore të shtetit, në fakt, ku qytetarët ruajnë identitetin e tyre dhe shumë gjëra që lidhen me të.

Dihet, po ashtu, se për arsye të kalimit në sistemet kompjuterike gjatë transkriptimit, ka pasur shumë probleme për arsye të kohës, në të cilën këto transkriptime kanë ndodhur.

Pra, gabime materiale quhen, dhe këto kanë krijuar vështirësi për shumë qytetarë, të cilët janë përballur me humbje kohe me probleme të tjera të mëdha.

Të ndërgjegjshëm për këto gabime ne kemi ndërmarrë disa hapa, të cilat synojnë ta lehtësojnë në thelb barrën e qytetarëve, të cilët kërkojnë një gjë të thjeshtë, të saktësojnë emrin dhe të dhënat e tjera që lidhen me të.

Në thelb të qasjes sonë është ajo qasje, e cila tashmë ka filluar të aplikohet në të gjithë administratën.

Shteti nuk duhet t’u kërkojë qytetarëve dokumente, të cilat i ka vetë. Ky është parimi”, tha Lleshaj.

“Qytetari ka vetëm një detyrë, të shkojë të paraqesë kërkesën apo ankesën e tij te zyra përkatëse dhe të presë nga një deri në shtatë ditë që t’i mbyllet çështja”, tha ministri i Brendshëm.

Tags: dokumentekorrigjimQytetareshteti

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Sulmet ndaj Bashës janë domosdoshmëri, por nuk mjaftojnë

Sulmet ndaj Bashës janë domosdoshmëri, por nuk mjaftojnë

“Më kanë inat, s’di çfarë mund të më hedhin tek ushqimet”, shokon Renato Mekolli

“Më kanë inat, s’di çfarë mund të më hedhin tek ushqimet”, shokon Renato Mekolli

Arsyeja e dështimit të protestave popullore

Arsyeja e dështimit të protestave popullore

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com