Ish-ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch ka publikuar listën me emrat e shteteve që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit që shkaktoi pasoja tragjike.
Përmes një postimi në “Twitter”, Bosch shkruan se mungesa e Holandës në listën e shteteve që kanë ofruar kontributin e tyre është e turpshme.
“Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është këtu. Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, shkruan Bosch.
Pas tragjedisë, reagimi i disa shteteve për të ndihmuar Shqipërinë ka qenë i menjëhershëm.