Së fundmi gjykata ka liruar një tjetër të dënuar me burg.
Bëhet fjalë për Ergys Kolaverin i cili ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Apeli rrëzoi më herët dënimin me 25 vite burg për Ergys Kolaverin, i akuzuar për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë. Ai ishte dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë.