Popullsia e botës: 7.77 miliardë banorë. Që nga fillimi i këtij viti, kanë lindur rreth 29.5 milionë fëmijë.
Ndërkaq në të njëjtën periudhë, kanë vdekur rreth 12.4 milionë njerëz, ose rreth 124 mijë njerëz në ditë.
Që nga janari, popullsia e botës është rritur me mbi 17 milionë banorë, ose 170 mijë banorë në ditë.
Nga fillimi i vitit, bota ka shpenzuar 11.5 mld dollarë për shëndetësinë, 7.8 mld për arsimin dhe 3.6 mld dollarë për ushtrinë.
Ndërkohë janë prodhuar rreth 16.5 milionë makina, 31.6 milionë biçikleta, 52.9 milionë kompjutera.
Aktualisht, mbi 4.5 miliardë njerëz janë përdorues të internetit. Ata dërgojnë mesatarisht 200 milionë e-maile, 5 milionë postime në blogje, dhe bëjnë mbi 5 miliardë kërkime në Google çdo ditë.
Ndërkohë 841 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria, prej tyre vdesin çdo ditë afro 24 mijë.
1.7 miliardë njerëz janë mbipeshë, dhe 752 milionë të tjerë janë obezë.
Nga 1 janari 2020, vetëm nga gripi i zakonshëm sezonal kanë vdekur mbi 102.000 njerëz.
Po gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur zyrtarisht afro 9 milionë aborte.
Ndërkohë, numri i të sëmurëve me HIV-AIDS ka arritur në 41.6 milionë, dhe 353 mijë kanë vdekur që nga fillimi i këtij viti.
Ndërkohë 1.7 milionë njerëz kanë ndërruar jetë nga tumoret, 526 mijë nga abuzimi me alkoolin, 225 mijë nga vetëvrasjet, dhe 283 mijë nga aksidentet rrugore.
Nga fillimi i këtij viti, njerëzit kanë shpenzuar 85 miliardë dollarë për blerjen e drogave të paligjshme.
TIRANA TODAY