Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë.

Ekspertët përmendin disa shkaqe, mes tyre emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese, mungesën e sigurisë në punë për gratë, pagesat e tyre informale, dhe kushtet e pamjaftueshme ekonomike.

Zyrtarët thonë se i kanë analizuar shkaqet dhe se kanë marrë disa masa, me qëllim nxitjen e lindjeve, të cilat synojnë fuqizimin ekonomik të gruas dhe mbrojtjen e saj në vendin e punës, që gjithsesi ende s’kanë filluar të japin efekt.

Lindshmëria në Shqipëri është një nga problematikat më të forta që shoqëron proceset demografike.

Që prej vitit 90 lindjet kanë rënë me 65% dhe që prej 19 vitesh ato janë nën kufirin 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që është dhe kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë.

Edhe vendet europiane dhe të rajonit janë prekur nga ky fenomen, por specialistët vërejnë së situata në Shqipëri është shembulli më i deformuar i problemit të lindshmërisë.

Përtej efektit të jetës urbane dhe prirjes për të pasur një familje të vogël për një jetë më komode, të orientuar drejt karrierës, ka dhe probleme tipike shqiptare.

“Këtu mund të përmendja ritmin e lartë të emigracionit të popullatës në moshë riprodhuese. Natyrisht që kjo ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lindjeve në Shqipëri. Ndikim ka pasur edhe shtyrja e ndjeshme e moshës së martesës. Dikur, në dy ose tre dekada më parë, vajzat 22-25 vjeç e kishin kryer lindjen e parë. Sot ne kemi vajza që edhe pasi kanë kaluar të tridhjetat, akoma nuk e kanë bërë lindjen e parë”, shprehet Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Ermira Çausholli, me profesion gazetare, është nënë e 4 vajzave. Ajo ja ka dalë mes vështirësive të jetë nënë dhe grua në karrierë, ndaj dhe është kritike për politikat e ndjekura ndaj gruas në Shqipëri.

“Asnjëherë politikat nuk e kanë ndihmuar gruan, që të jetë një nënë e denjë përballë fëmijëve dhe grua e dobishme në shoqëri. Është për të ardhur keq, që në momentin, që një grua është në marrëdhënie pune dhe sapo rrethi drejtues merr vesh shtatzaninë e saj, fillojnë e shohin si një gjë që nuk do të ketë më vlerë, dhe që nuk do të jetë më aq efiçente në të ardhmen”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se i kanë ndjekur dhe analizuar problemet mbi lindshmërinë dhe se kanë marrë disa masa, siç është bonusi i bebeve 400 dollarë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tretin, që sipas tyre ka filluar të japë efekte. Po ashtu dhe përfitimi i lejes së barrë lindjes për gratë që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune.

Ato përfitojnë nga sigurimi i bashkëshortëve. Edhe trajtimi i grave në vendin e punës gjatë shtatzënisë ka marrë vëmendje megjithëse zyrtarët janë të vetëdijshëm që ende ka probleme duke veçuar hendekun me grave dhe burrave në paga, apo sigurimi i grave jo me pagën reale.

“Edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin e Punës në disa drejtime janë të lidhura direkt me mbrojtjen e nënës gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjatë periudhës së lejës së barrëlindjes dhe pas lindjes. Punëdhënësi duhet të plotësojë detyrimet kontraktuale ndaj punëmarrësit. Natyrisht ka penalitete, por përmirësimi vjen kur e gjithë shoqëria ngre zërin”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për ekspertët rënia e lindshmërisë në vend, lidhet në vijimësi me mungesën e politikave sociale, të mbështetjes së grave me kopshte çerdhe, me mungesën e kushteve në punë dhe të orareve të reduktuara për gratë pas lindjes, për t’u ndalur tek faktorët ekonomik.

“Faktorët ekonomikë prekin një shtresë të gjerë të popullsisë për sa i përket riprodhimit, pamundësia për të siguruar minimumin jetik, apo nevojat bazë të fëmijëve që ata sjellin në jetë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të fëmijëve”, thotë Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Problemet ekonomike dhe sociale sipas mjekëve janë shpeshherë dhe arsyet e ndërprerjes se shtatzanive nga gratë, të lejuara me ligj në vitin 95, brenda javës së 12, megjithëse numri i tyre ka ardhur në rënie të vazhdueshme.

“Një aspekt është i lidhur më tepër me moshën e re. Janë të papërgatitura për të qenë nëna. Arsyet e tjera lidhen me mundësitë ekonomike, pasi ideja e sjelljes në jetë të një fëmije megjithë përkushtimin dhe vëmendjen që do marrë ai, i gjen të papërgatitura. Një aspekt tjetër është gjithashtu dhe gruaja në karrierë”, thotë Besjona Kodra, Mjeke Obstetër Gjinekologe.

Ermira Çausholli thotë se kur nuk mundësi ekonomike për të sjellë në jetë një fëmijë është një fatkeqësi që i kalon kufijtë e familjes, prek gjithë shoqërinë. Ajo sjell shembuj se si po stimulohen lindjet në vende të Europës qëndrore.

“Bota i ka rregulluar gjërat. Në Hungari, shteti për fëmijën e katërt të heq komplet taksat, detyrimet, tatimet për gjatë gjithë jetës. Ndërkohë këtu bëhen përpjekje, por nuk janë në harmoni, me një sërë masash apo më plane pilote, të cilat janë shumë të domosdoshme që gruas t’i japin vendin, peshën dhe dinjitetin e duhur”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se janë hartuar disa politika që lidhen më nxitjen e punësimit të grave siç janë ndërmarrjet sociale, fuqizimi ekonomik i tyre, bonuset e qirave të shtëpive për çiftet e reja, apo dhe nisma e fundit për riaktivizimin e komitetit kombëtar të shëndetit riprodhues.

“Të gjitha këto politika synojnë stabilitet në lindshmëri duke patur në fokus familjen e re dhe nënat e reja në mënyrë të veçantë”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vitet 60 një grua në moshë riprodhuese kishte mesatarisht 6 fëmijë, më pas rënia vijoi me një trend linear. Në vitet 70 ra në 5.2 fëmijë për grua, në vitet 80 në 3.6 dhe në vitin 1990 në 3 fëmijë për një grua.

Sot është 1.37, pra nën kufirin 2.1 që është dhe niveli i nevojshëm për të ruajtur popullsinë. Rënia e lindshmërisë është një prej faktorëve kryesore të tkurrjes dhe plakjes së popullsisë në Shqipëri. Mjaft organizata janë aktivizuar në mbrojtje të gruas, por problemet vijojnë të jenë të thella dhe sfiduese si për shtetin ashtu dhe për shoqërinë. /Voa

Tags: 60LINDJEshqiperivite

TË LIDHURA

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua
Aktualitet

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari
Aktualitet

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

14:38 | 08/07/2025
Next Post
Ekspertët: Të gjobiten këmbësorët

Ekspertët: Të gjobiten këmbësorët

Bebe Rexha fotografohet me një mashkull “misterioz”

Bebe Rexha fotografohet me një mashkull “misterioz”

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

by mirseda
14:44 | 08/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend,...

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

14:38 | 08/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

14:32 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com