Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ligji për koncesionet përplas Ballën me Ahmetajn, zbardhet sherri që kaloi në heshtje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ligji për koncesionet përplas Ballën me Ahmetajn, zbardhet sherri që kaloi në heshtje

Të mërkurën e datës 8 maj, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj kërkoi futjen në kalendarin e Parlamentit të një akti normativ dhe për ndryshimet në ligjin e partneritetit publik privat. Por për ligjin e PPP-ve, Ahmetaj hasi në rezistencën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke bërë që të dy të përfshihen në replika madje të thumbojnë njëri-tjetrin.

Kjo pasi ka qenë Balla ai që ka kërkuar shtyrjen e ndryshimeve në ligjin e PPP-ve që parashikon eleminimin e ofertave nga koncesionarët që janë të pakërkuara nga qeveria.

“Kryetar, besoj se këtë radhë do të fusim ligjin për ndryshimet në koncesionet e partneritetit publik privat. Ramë dakord edhe me Kryeministrin. Ndërkohë, në dijeninë time ka ardhur një PPP specifike për të kaluar në parlament dhe ne nuk kemi pse ta mbajmë…”.

Ish-ministri vijon të kërkojë shkakun për pengesën që po has:

“Kjo është çështje e kaluar. Po e them meqenëse nuk e kemi futur, sepse e kemi mbaruar para dy muajve si procedurë në komision”.

Përgjigja i vjen nga Balla, i cili “sfidon” edhe autoritetin e kryeministrit Edi Rama.

Gramoz Ruçi: “Kush ka kërkuar të shtyhet?”

Taulant Balla: “Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në parlament vendosim ne, kështu që …”

Këtu nis debati mes Ballës dhe Ahmetajt (E PLOTË):

Arben Ahmetaj – Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.

Taulant Balla – Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.

Arben Ahmetaj – Ishte në mbledhje atë ditë.

Taulant Balla – Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend, unë, si sekretar grupi, kam kërkuar të shtyhet.

Arben Ahmetaj – Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave…

Taulant Balla – Dakord.

Arben Ahmetaj – Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “Nuk dua unë” duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.

Taulant Balla – Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.

Arben Ahmetaj – Mos u sill sikur je pronar i grupit! Mos më kthe përgjigje mua!

Gramoz Ruçi – Ju lutem!

Arben Ahmetaj – Gramoz, të lutem, sepse e ka bërë disa herë! Ka ndonjë arsye specifike kjo që nuk futet në program? Kjo mbyll ofertat e pakërkuara një herë e mirë. Ka ndonjë arsye?

Gramoz Ruçi – Arsyeja është kjo: është tërhequr.

Arben Ahmetaj – Jo, nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Mos e merr kështu. Ti je pjesëtar i grupit. Kërkesa ka qenë në emër të grupit. Merruni vesh në emër të grupi, zgjidhni problemet e grupit dhe më pas…

Arben Ahmetaj – Jemi marrë.

Taulant Balla – Jo, nuk jemi marrë.

Gramoz Ruçi – Ju lutem! Kryetari i grupit është këtu. E ka kërkuar ky të tërhiqet dhe duhet ta kërkojë ky që të futet. Kaq e thjeshtë është.

Arben Ahmteaj – Gramoz, dakord, por nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Të lutem, fol me etikë! E dyta, ti nuk përfaqëson në emër të grupit. Përfaqëson …

Arben Ahmetaj – Jo, nuk dua ta përfaqësoj grupin.

Gramoz Ruçi – Ti ke punë vetëm me problemet e komisionit. Të lutem!

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e komisionit, Gramoz!

Gramoz Ruçi – Është çështje e komisionit, por kjo nuk është mbledhje e komisionit. Komisioni ka mbaruar punë, e ka depozituar në seancë, ka qenë në rendin e ditës. Grupi parlamentar ka kërkuar heqjen e tij. Grupi parlamentar të kërkojë futjen e tij. Kaq./ Newsbomb.al

Tags: Ahmetajballakoncesionetligjiperplas

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Hyn në fushën sportive për të grabitur, shqiptarin e ndjek tersi dhe…

Hyn në fushën sportive për të grabitur, shqiptarin e ndjek tersi dhe...

Letër pro Shqipërisë, qeveria gjermane i kërkon Budenstagut të votojë hapjen e bisedimeve

Letër pro Shqipërisë, qeveria gjermane i kërkon Budenstagut të votojë hapjen e bisedimeve

Humbi dy fëmijë nga zjarri, vëllai-motrës: Ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur

Humbi dy fëmijë nga zjarri, vëllai-motrës: Ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton
Kosovo

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

by mirseda
21:14 | 12/02/2026
0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar nga Dhomat...

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com