E shtunë, 31 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Letër pro Shqipërisë, qeveria gjermane i kërkon Budenstagut të votojë hapjen e bisedimeve

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmeti shkakton cunami, deti vërshon në qytetin turk (FOTO)

Dhjetra ndërtesa të shembura dhe njerëz të frikësuar që kërkojnë nën rrënoja, është pasqyra e përgjithshme e asaj që po ndodh në Turqi, pas...

Video/ Nuk është iluzion, godina 5-katëshe spostohet 60 metra

Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë...

Rolf Buchholz, njeriu me plot 516 modifikime në trup (VIDEO)

Bërja e tatuazheve dhe vendosja e pirsing, janë sot në modë kryesisht tek të rinjtë. Por gjermani Rolf Buchholz, e ka çuar deri në...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad tha se myslimanët kishin të drejtë "të vrisnin miliona francezë" pas një sulmi vdekjeprurës në Nisë, duke shkaktuar zemërim...

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Turqi, shemben ndërtesat (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Sipas Qendrës Evropiane të...

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.

Majkëll Rut, Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane i është drejtuar me anë të një letre Budenstagut. Ministri gjerman shkruan se “pas dakordësisë në konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 qershorit, në vitin 2018, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që përcaktoi datën për hapjen e negociatave në qershor 2019 dhe kemi kërkuar rezultate më të prekshme për Progresin mbi reformat për Shqipërinë në pesë fushat kryesore të drejtësisë, Administrata Publike, Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe të drejtat e njeriut”.

“Qeveria federale është e mendimit që Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas publikimit të raporteve për vendet, do të vlerësohet se sa korrespondon analiza e Komisionit të BE-së për Rishikimin e Reformës me vlerësimin e Qeverisë Federale dhe do të informojë Bundestagun gjerman rreth qëndrimit të tyre”, shprehet Rut.

Por, jo vetëm Komisioni Europian ka lajmëruar qershorin e këtij viti si kohën kur do të merret vendimi, por edhe presidenca rumune e Bashkimit Europian synon vendimmarrjen në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme më 18 qershor 2019 dhe të Këshillit të BE-së më 20 dhe 21 Qershor.

Ministri gjerman i tregon Budenstagut se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përafruar legjislacionin e tyre me kërkesat e BE-së dhe vazhdojnë me vendosmëri për të përparuar dhe arritur rezultate të prekshme: “Në rastin e Shqipërisë, do të doja veçanërisht të theksoja arritjet e thella dhe të nënvizoj reformën e pashembullt gjyqësore. Veçanërisht në shqyrtimin e gjyqësorit, per gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm. Deri tani, pothuajse 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhene dorëheqja e tyre nga procesi”.

Lexo edhe :   Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 8 eurodeputetë letër kryeministrit Rama

Ministri gjerman informon Budenstagun për rezultatet e vetting-ut në Shqipëri me largimin e njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Ai shkruan se Gjykata Kushtetuese do të jetë plotësisht funksionale përsëri në gjysmën e dytë të vitit. Dhe me institucionet e krijuara rishtazi, rruga është gjithashtu e qartë për krijimin e një strukture të veçantë për të luftuar gjithashtu korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Byroja Kombëtare e Hetimeve.

Lexo edhe :   Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 8 eurodeputetë letër kryeministrit Rama

Përveç kësaj, shkruan Rut, qeveria shqiptare ka paraqitur një ligj për reformën zgjedhore dhe ka ngritur një grup pune “ad hoc” zhvilluar së bashku me opozitën dhe nën vëzhgim nga OSBE / ODIHR: “Do të doja të theksoja edhe një herë që ky do të jetë një vendim vetëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, jo një votë për pranimin në BE të dy vendeve. Rruga drejt pranimit është e gjatë dhe i nënshtrohet kushteve të qarta. Pra, nuk funksionon aspak në lidhje me një pranim automatik, por më tepër për fazën e parë të një procesi që kërkon vite për t’u përjetesuar. Kjo procedurë ofron siguri më të mirë për përkushtimin dbe angazhimin në të gjitha reformat, si dhe të vazhdohet në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme. Kjo është edhe në interes të sigurisë për vendin tonë”.

Arsyeja tjetër për të cilën qeveria federale shprehet pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhet edhe me faktorët e tretë: “Një vonesë e vendimit nga vendet anëtare do të rrezikojë zhvillime jo pozitive në rajon, do të nxisë paqëndrueshmëri dhe të fusin lojtarët e tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Reforma substanciale e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe interesat tona gjeostrategjike dhe të sigurisë flasin në favor të hapjes së negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”./ Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me Co*id-19, presidenti i klubit të Serisë A shtrohet në spital

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në futbollin italian. Së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe presidenti i Torinos, Urbano Kairo. Ai është shtruar në spitalin “San...

Covid-19, Belgjika vendos kufizime të reja

Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në...

Tërmeti në Izmir, 17 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e...

Do bëhet kryeministri i Shqipërisë? Meta tregon ambicien e tij

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...