Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lidhjet e Fatbardh Licit me të “fortët” e Shkodrës/ Autori, vrasës me pagesë?

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Një vrasës me pagesë dhe dy bashkëpunëtorë dyshohet se janë autorët e vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici në Shkodër, ditë më parë. Policia dhe Prokuroria ngrenë dyshime se në krim janë përfshirë tre persona, autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

I dyshuari i parë është personi që njoftoi autorin se Fatbardh Lici do të ishte në kafene. I dyshuari i dytë si bashkëpunëtor, është personi që e priti autorin pas krimit, ku edhe dogji makinën tip “Benz”, e cila dyshohet se ishte vjedhur në Tiranë. Mendohet se autori të jetë vrasës me pagesë.

Deri më tani pista kryesore e vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici është ajo e gjakmarrjes nga Kurtmemajt.

Vrasje mafioze

Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Kiras” në Shkodër. Dyshohet se dy persona janë afruar pranë këtij lokali mëngjesin e së premtes, njëri prej tyre ka dalë nga një makinë “Mercedez Benz” dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit.

Më shumë se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dy autorët pas atentatit, janë larguar dhe kanë djegur makinën në fshatin Dobraç. Në momentin e vrasjes, në tavolinë nuk ka pasur persona të tjerë me Fatbardh Licin. Autori sipas dëshmitarëve, ka vepruar me gjakftohtësi dhe nuk ka qenë i maskuar.

Policia e ka të vështirë identifikimin e tij, pasi në zonë nuk ka patur kamera sigurie. Duket se atentatorët ishin të mirëinformuar për lëvizjet e 53-vjeçarit, i cili çdo ditë pinte kafen në të njëjtin lokal. Tek makina e djegur dhe arma, ekspertët shpresojnë të gjejnë gjurmë gishtash, që mund të çojnë në identifikimin e atentatorëve.

Pista e hakmarrjes

Pista kryesore e hetimeve deri më tani është hakmarrja. Kjo pasi Fatbardh Lici është një emër i njohur për policinë.  Lici dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit, ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Fatbardh Lici u la i lirë, pasi nuk u gjetën prova se ai kishte vrarë Astrit Kurtmemajn.

Tags: ekzekutimFatbardh Licipistat e hetimit

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Përse Kosova po tradhton ata që i dhanë lirinë

Emri+Foto/‘Bosin’ shqiptar e gjen belaja në Britani

Kryefamiljari i shokuar nga maskat: Pamë tmerr me sy, mund të kishim vdekur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com