E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Licencë për transport dhe shërbime funerale, por përdor ambulancë private në spital

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Në emisionin “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për një ambulancë private që ofron shërbimin në spitalin e Shkodrës. Ambulanca me targa AA 906 UD ka të njëjtën logo dhe mbishkrim si të spitaleve shtetërore.

“Urgjenca madhore e spitalit” shkruhet në ambulancën private, por pa përmendur Shkodër. E megjithatë, kjo ambulancë vepron sikur të jetë e spitalit të Shkodrës dhe parkohet në oborrin e këtij spitali.

Kamera e emisionit “Stop” udhëtoi drejt qytetit verior dhe faktoi këtë problem. Gazetari i emisionit foli me shoferin e ambulancën, i cili tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë mjet, por është thjesht i punësuar. Ai na drejtoi tek pronari i ambulancës private.

Stopi: Të të pyesim pak për këtë ambulancë është e shtetit, apo private? Sepse kemi një denoncim, që thotë punon në të zezë, s’ka asnjë licensë!

Shoferi i Ambulancës: Jo s’punon, asss s’kena …S’di gjë hiç. Nuk jam unë, nuk jam unë me këtë makinë!

Stopi: Po ti sa dole nga kjo?!

Shoferi i Ambulancës: Private është, por është e tjetër kund, nuk është e imja. Është e licensuar…

Stopi: E Kujt është?

Shoferi i Ambulancës: Është e firmës Mani, njitu! Ja ku e ke, s’është e imja…Jo nuk e di, unë flas për veten. Unë isha duke bërë një gomë të makinës tjetër.

Stopi: Po pra! Tani ka licensë, apo s’ka licensë? Po të pyes si operon, sepse s’është taksi…?

Shoferi i Ambulancës: Nuk kam punë unë, po boll tani! Unë s’kam punë me këtë makinë hajd shëndet!

Stopi: Ti ishe ne të filmuam, ti dole ..

Shoferi i Ambulancës: S’kam punë unë me këtë makinë.

Stopi: Po kush e ka këtë makinë ?

Shoferi i Ambulancës: E ka njëri. Shko atje!

Stopi: Ta marr unë, ta ndez?

Shoferi i Ambulancës: Jo, s’ke punë ti, mos me e prek..!

Stopi:Po s’e ke ti! Cfarë do ti?

Shoferi i Ambulancës: Hajde, të të çoj te ai! Ja ku është dera! Ilir Mani është pronari!

Pronari i mjetit, Ilir Mani shprehet se ka licencë për shërbime funerali dhe për transport udhëtarësh. Ai pretendon se disponon licencë edhe për shërbimin e autoambulancës, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia e Shkodrës.

Gazetari: Ne na ka ardhur një denoncim, ku thuhet, që  “nuk ka licencë, kjo përdor logon e shtetit “urgjenca madhore” dhe hyn në spital dhe merr pacientë, i transporton nëpër shtëpia, ju merr 100 mijë lekë”. Këtu thotë: “transport udhëtarësh, transport për qëllime turistike, transport për shërbime funerale, tregti me pakicë dhe shumicë të artikujve të ndryshëm, transport udhëtarësh brenda vendit, import-export artikuj të ndryshëm, shërbime funerale”. Po s’na thotë gjë kjo, ka licencë kjo apo jo? E kupton? Vetëm identifikon makinën.

Ilir Mani: A jam t’u t’than unë more zotni! Ikto letra janë në bazë të asaj licence.

Gazetari: Ok! Nga Bashkia Shkodër!

Ilir Mani: A i pe?

Gazetari: I pashë!

Ilir Mani: Tash ça ke diskutim tjetër?

Gazetari: Je i nderuar, asgjë tjetër!

Ilir Mani: Diskutim, dyshim, a diçka tjetër?!

Gazetari: Jo dyshim, këto d.m.th, do pyes dhe në Bashkinë e Shkodrës.

Ilir Mani: Tashi unë kam licencën për shërbime funerale, kam licencë për transport udhëtarësh pasagjerësh, kam autobusë, kam makina funerali, kam edhe dy ambulanca.

Gazetari: Lejohet kjo d.m.th?

Ilir Mani: Ta mbaroj! Kam edhe 2 ambulanca, njëra është në gjendje pune, që lëvizim me të, kur kam nevojë, kurse tjetrën e kam pa e nxjerrë në punë, është në gjendje pune, por e kam lënë në park të autobusave!

Gazetari: Po a lejohet d.m.th, që ti të përdorësh logot e një institucioni shtetëror, si me marr unë tashi makinën e Stop-it dhe të ve “Policia Shkodër” ose “Policia”, ta lyej me blu dhe të shkoj të hyj kudo?

Ilir Mani: Mos të munoj? Unë makinën e kam blerë njashtu. Sikurse kam blerë edhe tjetrën, që është ku ka kenë “Ish Parku i Autobuzave”, njashtu, siç e kam makinën tjetër, që ka të shkruara “Emergjencat”.

Lexo edhe :   Transportonte 5 sirianë, arrestohet një person në Pogradec
Lexo edhe :   Transportonte 5 sirianë, arrestohet një person në Pogradec

Gazetari: Ku e ke blerë?

Ilir Mani: E kam blerë në Tiranë! Sikur e ka të shkrumun te “Emergjencat Civile”, tash është gabimi jem, që nuk e kam marrë me e hek atë kund.

Gazetari i “Stop” shkoi në Bashkinë e Shkodrës, ku u interesua për këto pretendime të z.Ilir Mani. Në Bashkinë e Shkodrës shpjegojnë se biznesi në fjalë ka licencë për shërbime funerale dhe jo për shërbim urgjence.

Stopi: Takuam zotërinë, që na drejtuan, ky është pronari Ilir Mani edhe na solli gjithë dokumentat dhe na tha: unë kam hapur një biznes në Bashkinë e Shkodrës, ku tha, kam edhe shërbimin e ambulancës. Unë e lexova këtu…

QKB Bashkia Shkodër:  Ishte e shprehur diku?

Stopi: Jo!

QKB Bashkia Shkodër: Shërbime funerale, eksport- import artikuj të ndryshëm,  tregti me pakicë, s’ka lidhje asnjë gjë me këtë të ambulancës .

Stopi: Mirë! Mirupafshim! Faleminderit!

QKB Bashkia Shkodër: Mirupafshim!

Pas interesimit në Bashki, “Stop” shkoi në spitalin e Shkodrës, ku gazetari u takua me drejtorin dhe koordinatorin e urgjencës, të cilët fillimisht ishin indiferentë për këtë situatë.

Biseda me drejtorin e spitalit:

Stopi: Kemi konstatuar një autoambulancë, e cila sipas gjasave, nuk është e licensuar dhe punon në mënyrë private dhe operon pranë Spitalit të Shkodrës. Eshtë një me targat 906. Ne e kemi të dokumentuar, që rri në ambientet e spitalit, madje dje ka bërë një shërbim.

Drejtori Spitalit Ardian Dajti: Mesa unë jam në dijeni, ky është një firmë funerale, që e ka vu në dispozicion të shërbimeve të tija.

Stopi: Sepse shërbimi funeral është diccka tjetër. Më kupton? N.q.s, ai ka marrë licensë për këtë, le të verë logo “shërbim funeral”, nuk ka pse të verë autoambulancë. S’ka përse të verë Urgjenca Madhore, që të qaset sikur është e shtetit.

Drejtori Spitalit, Ardian Dajti: Atëherë, “Urgjenca Madhore” i kam thënë mos me e vu. “Urgjencë Madhore” s’ka, si me e vu, në radhë të parë, sepse nuk është “Urgjencë Madhore”. E dyta, ndoshta me rregull unë i kam thënë: dëgjo s’ke pse rrin në spital, ose paguan parkingun, sic paguajnë makinat e tjera. Ai më ka pru një tip fotoje, por ngaqë nuk pata dicka zyrtyare, unë nuk i hysha me …

Biseda me koordinatorin e autoambulancave:

Stopi: Zotëri! Ti je koordinator i Autoambulancave në Spitalin Rajonal. Një privat një pirat, përdor logon tënde, ti thua: s’kam punë unë! Po kush ka punë?

Koordinatori Urgjenca Shkodër: Është pjesë e imja …?!

Stopi: Po!

Koordinatori Urgjenca Shkodër: S’e konsideroj pjesën time, përderisa unë i kërkoj llogari ambulancave të shtetit..

Stopi: Po unë, po pashë dikë, që hiqet si gazetari,  që të hiqet si i  Stopit,  unë thërras policinë, i them hajde, se ky është mashtrues, kushedi cfarë po bën në emrin e Stopit.  Ti s’e ke detyrim me dijeninë, që ke marrë nga drejtori, të marrin policinë dhe t’ju thuash, që kjo ambulancë me këtë targë, operon këtu, është e paligjshme, sepse mban “Urgjenca Madhore”?!

Koordinatori Urgjenca Shkodër: Unë të mbaj përgjegjësi?! S’është detyra jeme, të marr policinë! Unë kam pozicion me koordinu lëvizjet…

Stopi: Përdor logon tënde! Ti je, je…

Koordinatori Urgjenca Shkodër: Si logon?

Stopi: “Urgjenca Madhore”!

Koordinatori Urgjenca Shkodër: Logon, ai mundet të shkruaj çfarë do, po nuk është pjesë e jona.

Stopi: S’ke fare ti përgjegjësi për këtë ti?

Koordinatori Urgjenca Shkodër: Jo!

Por pas interesimit të “Stop”, drejtori vendosi që ambulanca private të mos hyjë në territorin e spitalit të Shkodrës pa hequr logon “urgjenca madhore” dhe emërtimin “ambulancë”.

Drejtori Spitalit, Ardian Dajti: Këtu mos me hy pa hek atë “Urgjenca Madhore” edhe emrin “Ambulancë” edhe pjesën tjetër, kanë me e pas, sepse unë s’mund t’i kërkoj privatit licencë, se çfarë ke ti për funeralin…! /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...