Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”, Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”, Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje

Kryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Ai është shfaqur sot nga zyra duke firmosur 15 procedura për konfiskim të ndërtimeve, që sic u shpreh kreu i qeverisë, ose janë ndërtuar për përfitime, ose janë tërësisht pa leje. Në një reagim nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve. Kreu i qeverisë thekson se po ngushtohet rrethi i shkeljeve.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam, dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik!

“Është thjesht show për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë. Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia.

E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysmë të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund!”, tha Rama.

Tags: ndertimet pa lejeramashkeljet

TË LIDHURA

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë
Aktualitet

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm
Politikë

Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm

18:53 | 11/12/2025
Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK
Shqipëria

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

18:39 | 11/12/2025
Next Post
Këngëtari i njohur largohet nga intervista live (VIDEO)

Këngëtari i njohur largohet nga intervista live (VIDEO)

Dy viktima nga moti i keq në vend, ambasadorja Kim: Jemi të pikëlluar, të gatshëm të ofrojmë mbështetje

Dy viktima nga moti i keq në vend, ambasadorja Kim: Jemi të pikëlluar, të gatshëm të ofrojmë mbështetje

Indonezi/Thellohet bilanci, shkon në 56 numri i viktimave nga tërmeti

Indonezi/Thellohet bilanci, shkon në 56 numri i viktimave nga tërmeti







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand
Bota

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

by mirseda
19:12 | 11/12/2025
0

Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja Giorgia Meloni do të shiten në ankand dhe të ardhurat mund...

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm

Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm

18:53 | 11/12/2025
Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

18:39 | 11/12/2025
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

18:35 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com