Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Letrat e Edi Ramës për Lulzim Bashën, që trazuan politikën shqiptare!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia e 2018-tës

Nga: Alfred Peza

Seriali i përditshëm i letrave publike që shefi i mazhorancës Edi Rama, i drejtoi para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, kryetarit të opozitës Lulzim Basha, rezultuan një gjetje fantastike.

Një gjetje jo vetëm publicistike, por mbi të gjitha politike.

Një gjetje jo vetëm në formë, por mbi të gjitha në përmbajtje.

Një gjetje jo vetëm për opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar.

Një gjetje jo thjeshtë dhe vetëm për të thënë “mka çu nana me la gojën”, por si tregues i vullnetit të afishuar në kërkim me ngulm të dialogut pa kushte me opozitën jashtparlamentare, deri në minutën e fundit të hapësirës kohore që ofron ligji dhe kushtetuta.

Një gjetje jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen.

Një gjetje sa për zhvillimet e politikës së ditës, aq edhe si referencë për zhvillimet e ardhshme.

NJë gjetje sa sqaruese për shkaqet që e sollën opozitën deri në këtë pikë, por edhe për pasojat që e presin atë, nëse vijon të njëjtën rrugë në të ardhmen.

Një gjetje sa sqaruese për pozicionin dhe qëndrimet e sotme të mazhorancës në këtë histori, aq edhe për përgjegjësitë dhe angazhimet e saj, për të ardhmen e zhvillimeve politike dhe demokratike të Shqipërisë.

Këto dhe shumë arësye të tjera, bënë që letrat e Kryeministrit për pretendentin për Kryeministër, të priteshin fillimisht me befasi. Më pas me moskuptim. Për të vijuar me hutim. E për të vazhduar më pas me përgjigje. Me debat. Me komente. Me analiza. Progonozë. E deri tek imitimi. Lançimi. Linçimi. Tërbimi. Sqarimi. Duke i shndërruar të gjitha letrat e shkruara nga Rama çdo ditë, në një lojë kombëtare. Derisa ajo i përfshiu pothuajse të gjithë në vorbullën e saj.

Aq seriozisht u morën këto letra, sa ato nuk lanë indiferent asnjë nga aktorët dhe faktorët kryesorë të jetës politike, shoqërore, mediatike të vendit. Të cilët i kushtuan jo vetëm kundërletra. Por, edhe letra me përgjigje nga vetë letërdërguesit. Postime në faqet zyrtare të rrjeteve të tyre sociale dhe në llogaritë personale. E për të përfunduar, deri në organizimin e emisioneve të posaçme të debatit televiziv. Duke pritur ndoshta që një ditë, të trajtohen edhe në zhanret e mediumeve të tjera.

Sapo nisi ky serial i letrave të përditshme, duke besuar fort në fuqinë goditëse të një mënyrë kaq origjinale për komunikimin publik e politik, të panjohur më parë në Shqipëri, botova shkrimin me titull: “Tri arsyet pse Rama duhet ti shkruaje çdo ditë nga një letër Bashës”!

Së pari, kjo besoja se do ta bënte Kryeministrin që të ngrihej në lartësinë e një njeriu, që i lutet dhe lutet çdo ditë për opozitën, në mënyrë që ajo të rikthehet në “rrugën e Zotit”.

Së dyti, besova se e gjitha kjo do të ndihmonte jo vetëm gazetarët e analistët, por dhe politologët, studiesit e shkencave të komunikimit e historianët, për të gjetur në to lëndë të re për veprat e tyre në të ardhmen.

Së treti, kjo mënyrë do ta ndihmonte Kryetarin e PD Lulzim Basha që të shkruante edhe ai të zezë mbi të bardhë, të gjitha arësyet që e kishin shtyrë atë jo vetëm ta udhëhiqte opozitën në djegien e mandateve të deputetëve, për të dalë nga Parlamenti dhe për të firmosur një marrëveshje për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Por mbi të gjitha, besova se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për Kryetarin e PD që të sqaronte të vetët, kundërshtarët, opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, nëse do ta pranonte apo jo dialogun pa kushte. Edhe Lulzim Basha duhet të shkruante të zezë mbi të bardhë, të vërtetën e tij, alibinë e tij njerëzore, politike dhe elektorale. Por ai e humbi edhe këtë shans.

Edi Rama tregoi se i bëri të gjitha përpjekjet për tia hedhur edhe njëherë litarin e shpëtimit Lulzim Bashës. Ai humbi jo vetëm mundësinë për ta rikthyer PD brenda sistemit politik të vendit, por edhe për tu ngritur vetë, në lartësinë e një udhëheqësi politik që nuk është peng i frikërave të 30 viteve të shkuara.

Lulzim Basha e humbi mundësinë e tij për tu ulur në tryezën e historisë, ku mund të vendoseshin edhe me firmën e tij, fatet e zhvillimeve të Shqipërisë europiane, për 30 vitet e ardhshme. Ky shans i humbur, mund të jetë, i papërsëritshëm për të. Edi Rama gjithësesi e bëri të vetën. Tashmë letrat e tij janë përjetësisht aty. Si një dëshmi unikale, se ai i doli borxhit, deri ditën e fundit!

 

Tags: Alfred Pezabasharama

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Rama mbledh deputetët për strategjinë e fushatës

Rama mbledh deputetët për strategjinë e fushatës

“E kemi humbur kontrollin mbi Kosovën”, Serbia miraton raportin

“E kemi humbur kontrollin mbi Kosovën”, Serbia miraton raportin

Meghan është e ‘pamëshirshme’, dadoja jep dorëheqjen pas 2 javëve punë

Meghan është e ‘pamëshirshme’, dadoja jep dorëheqjen pas 2 javëve punë







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa
Kosovo

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

by mirseda
22:23 | 14/11/2025
0

Enver Hoxhaj ka bërë me dije sot më 14 nëntor se mund të hyjë në garë për...

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com