Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Letra që s’do kisha dashur kurrë ta shkruaja

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
RENNES, FRANCE - NOVEMBER 14: Head coach of Albania Gianni De Biasi looks on during the international friendly match between France and Albania at Stade de la Route de Lorient stadium on November 14, 2014 in Rennes, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

RENNES, FRANCE - NOVEMBER 14: Head coach of Albania Gianni De Biasi looks on during the international friendly match between France and Albania at Stade de la Route de Lorient stadium on November 14, 2014 in Rennes, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Gianni de Biasi/Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më trajneri i Kombëtares sonë! Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua që të nxjerr nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë ‘‘Ëndrrën Evropiane!’’

Atë ëndërr, e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre!

Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështirë! Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me të vërtetë të rëndësishme që shumë i konsideronin të pamundura.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion të madh, me një entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të të gjithë shqiptarëve, në atdhe dhe atyre të shpërndarë nëpër botë!

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’ju  transferuar djemve një mentalitet të ri, një mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshëm së bashku me gazetarët tuaj, i mediave për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar me të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!

Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos pasur një ekip në te cilin të punoj, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës, duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritjeje të qëndrueshme në drejtim të realizimit te tyre.

Pas Evropianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej dhe se përvoja që patëm gjatë tre ndeshjeve në Francë, do të na lejonte një rritje të mëtejshme globale.

Dhe kështu do të jetë, por me një trajner të ri!

Po largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka përfunduar dhe që mund t’i japë rastin atij që do më zëvendësoje, të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme.

Më lejoni te falënderoj te gjithë ata qe bashkëpunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqipërisë që na ka çuar të jemi në vendin e 22 të Ranking Fifa, që na ka mundësuar të mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, të fitonim dhe barazonim kundër Francës dhe të fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri në Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund për të arritur ëndrrën tonë …

Dëshiroj me këtë rast te falënderoj publikisht ata te cilët me dhanë këtë mundësi të madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmonë me ka mbështetur dhe më ka dhënë Letrën e Bardhë ( la Carta Bianca) për të vepruar në rolin tim si Përzgjedhës!

Një falënderim të përzemërt të gjithë djemve që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e ekipit, faleminderit për gjithçka që më keni dhënë, që keni dhënë për fanellën tonë!

Është një përvojë që më ka pasuruar si në aspektin profesional ashtu dhe në atë njerëzor, me keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në sfidën tonë!

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, veçanërisht Paolo Tramezzani, shok udhëtimi që nga dita ime e parë në Shqipëri , gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur i palodhshëm në punën në terren dhe në shumë udhëtime për të takuar lojtarët tanë të rinj!

Albertos që ka ndjekur përgatitjen dhe rikuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithë stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtarët se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe të madhit Fatos Kademi një punëtor i palodhur!

Të gjithë njerëz të çmuar dhe madhështorë ekipi!

Për të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë, që nuk dallohen por që bëjnë një punë të vlefshme për rezultatin përfundimtar!

Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë tifozët tanë të përkryer; lojtari ynë i dymbëdhjetë.

Gjithmonë të gatshëm të na ndiqnin kudo me flamuj e me zemër.

Çdo gjë në futboll, në sport, ashtu si në jetë, ka një fillim të tij dhe një fund! Cikli im si Trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtojë kurrë lidhjen e fortë që më lidh me kombin tonë dhe te shumë njerëz që në këto pesë vite e gjysmë të bukura pata fatin t’i takoj!

Tani fara është mbjelle në tokë, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e të gjithëve do të dijë të japë fruta të shkëlqyera!

Mirënjohje, Gianni De Biasi!”

Letra e lamtumirës së ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, i cili dha sot dorëheqjen nga drejtimi i kuqezinjve. 

Tags: De Biasiekipiendrra evropianeFrancekombetarjaLetrashkruartrajneri

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post
Vladimir Putine

Strategjia e Rusisë për ta shkëputur Ballkanin nga orientimi perëndimor

Një vizitë në burgun e Prishtinës, femrat e dënuara rrëfejnë historitë e tyre

Maqedoni, deputetët e VMRO tentojnë bllokimin e seancës për zgjedhjen e zv/ministrave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com