Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Letra/ Macron i vë kusht Thaçit, para takimit në Paris me kancelaren Merkel

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Letra/ Macron i vë kusht Thaçit, para takimit në Paris me kancelaren Merkel

epa07990713 French President Emmanuel Macron (L) shakes hands with Kosovo's President Hashim Thaci (R) during a trilateral meeting with Serbia's counterpart as part of the Paris Peace Forum, in Paris, France, 12 November 2019. The international event on global governance issues and multilateralism takes place on 12 to 13 November in Paris. EPA/LUDOVIC MARIN / POOL MAXPPP OUT

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një letër urimi presidentit Thaçi.

Sipas mediave kosovare, në këtë letër Macron ka shprehur gatishmërinë që bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, të organizojë një Samit në Paris me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Por kjo me një kusht, që Kosova të heqë heq taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emër të popullit francez, urimet e mia të sinqerta.

Që prej vitit 2008, dy vendet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie mirëbesimi. Franca qëndron përkrah Kosovës për t’a ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ajo sot, veçanërisht në konsolidimin e shteti të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në kuadër të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor të cilin e kam miratuar pranverën e kaluar. Agjencia Franceze e Zhvillimit planifikon të fillojë punën në Kosovë këtë vit. Bashkëpunimi ynë dypalësh mbështet gjithashtu agjendën evropiane të reformës në vend.

Dëshiroj poashtu të përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve legjislative të datës 6 tetor si dhe formimin, tash së voni, të qeverisë së re të Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme dhe që vendosmërisht të angazhohet në kërkimin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

Siç edhe e kam cekur më 12 nëntor të vitit të kaluar, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “ç’njohje” nga ana e Serbisë. Pasi rifillimit të dialogut, është radha e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Francës, të lehtësojë bisedimet midis dy palëve me synimin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht.

Duke përtërirë urimet e mia të ngrohta, ju lus të pranoni, z.President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

 

Tags: Emmanuel Macronhashim thacikosovaLetërpavaresi

TË LIDHURA

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Next Post
Presidenti gjerman ngre alarmin: SHBA, Kina e Rusia po rrezikojnë rendin botëror

Presidenti gjerman ngre alarmin: SHBA, Kina e Rusia po rrezikojnë rendin botëror

Nga rrëmbimi i fëmijëve, deri tek ekzekutimi i policëve/Kush janë 3 të kërkuarit

Nga rrëmbimi i fëmijëve, deri tek ekzekutimi i policëve/Kush janë 3 të kërkuarit

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

by mirseda
20:39 | 13/10/2025
0

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR Nga...

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

19:21 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com