Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Lerda: Gati ta nisim me fitore, për merkaton pyesni drejtuesit

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Lerda: Gati ta nisim me fitore, për merkaton pyesni drejtuesit

Franko Lerda është gati për sezonin e ri. Trajneri i Partizanit duhet të mbrojë kurorën e titullit kampion, që të kuqtë e fituan sezonin e fundit me një tjetër timonier, Skënder Gegën. Gjithsesi, pas dështimit në Kupat e Evropës, italiani duket se ka gjetur ritmin e duhur, teksa ka triumfuar në Superkupën e Shqipërisë kundër Kukësit, skuadër me të cilën do të ndeshet nesër. Pas ndeshjes së Superkupës, Duro deklaroi se Kukësi ia fali fitoren Partizanit.

Çfarë mendoni dhe a prisni që t’ua falë sërish ndeshjen?

Është opinioni i tij, unë e respektoj. Ndeshjen e pamë të gjithë, ishte e ekuilibruar, një pjesë për secilën skuadër. Ne bëmë më mirë se ata në shtesa. Por, tani duhet të mendojmë për atë që vjen nesër, sepse atë që kaloi e arkivuam.

Nga ndryshon një finale Superkupe nga një ndeshje kampionati?

Për mua ajo që vjen është më e rëndësishmja, sepse duhet ta luajmë. Jo se nuk ishte ajo e Superkupës, sepse është një trofe që e donim shumë, por ajo që mbetet për t’u luajtur është gjithnjë më e rëndësishme. Si kampionët në fuqi i keni të gjithë kundër.

Keni ndonjë strategji për të mbrojtur titullin, apo do vijoni ndeshje pas ndeshjeje?

Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ilaçi është ajo e punës në vazhdimësi, duke u mundur të përgatisim ndeshjet në mënyrën më të mirë, si psikologjike dhe tekniko-taktike. Të mendosh se kur je kampion të gjithë kundërshtarët do të japim diçka më shumë, ndaj ne duhet të jemi gati edhe për këtë.

A është përgatitur ndryshe kjo ndeshje me Kukësin në krahasim me atë të Superkupës?

Kjo ndeshje vjen pas katër ditësh, ndaj duhet të rikuperonim fizikisht dhe psikologjikisht lojtarët. Kjo është më e rëndësishmja në përgatitjen e takimit për nesër.

A fiksuat ndonjë pikë të fortë të Kukësit?

Kukësi ka një skuadër të mirë, lojtarë të mirë dhe trajnerë të përgatitur. Ndaj, për ne do të jetë e vështirë, e pamë katër ditë më parë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Por, besoj te djemtë e mi, edhe pse e respektojmë Kukësin. Është një ndeshje transferte përballë një rivali direkt.

Do ju kënaqte edhe një pikë?

Unë para një ndeshje mendoj si të arrij maksimumin. Pastaj, nëse do të vijë një pikë duhet parë se në çfarë kushtesh vjen.

Kampionati starton nesër, ndërsa merkato vazhdon. Prisni ndonjë surprizë në merkato?

Këtë pyetje duhet t’ia bëni klubit. Unë tani po mendoj dhe përgatis ndeshjen e nesërme. Ajo që do të ndodhë deri në fund të merkatos, vjen më vonë.

Do e falje Superkupën për tri pikët në kampionat?

Superkupën nuk e lë dot, sepse e fituam. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, totalisht ndryshe. Nis nga 0 me 0 dhe do shohim çfarë përballje do të jetë. Por, kupën do e mbajmë, nuk e ndërrojmë më. /balkanweb

Tags: drejtuesfitorelerdamerkato

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Ish-drejtori i policisë denoncon me emra: Ja kriminelët që mblodhën vota për Ramën

Ish-drejtori i policisë denoncon me emra: Ja kriminelët që mblodhën vota për Ramën

VOA: PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës

VOA: PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës

“Ka kaluar në fazën e fundit të çmendurisë”, kandidati socialist i përvishet Berishës

Transferimi i dosjes 184/ Berisha: U bë nga prokurori që kaloi vettingun pa justifikuar pasurinë







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

by mirseda
11:58 | 01/11/2025
0

Dy persona janë arrestuar në fshatin Balldre të Lezhës pasi u kapën me doza lëndësh narkotike që...

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com