Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Elbasan, pikërisht në qytetin ku po festohet Dita e Verës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur IGJEUM, lëkundjet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit, në orën 04:20, me epiqendër në Elbasan.
Sipas IGJEUM lëkundja ka qenë me magnitude 3.2 ballë dhe me epiqendër në Kuturman të Elbasanit, në një thellësi 16 km.