Duket se tërmetet nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Shqiptarëve u duhet që të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit, e nga ana tjetër lëkundjet e tokës vazhdojnë.
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Durrësit.
Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi fokale 48 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 22:08.
Vlen të theksohet fakti se tërmetet që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga ana e qytetarëve.