bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetmariobetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetkavbetPusulabet güncel girişpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetjojobetholiganbetmatbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Leksioni tragjik nga Ukraina për Rilindjen e Evropës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Elisa Spiropali

Ajo që optimistët ekstremë dhe naivët e pandreqshëm, mosbesuesit cinikë dhe të paditurit e pafundëm, mbrojtësit vanitozë të Status Quo-së, por dhe ëndërrimtarët që nuk mungojnë asnjëherë nuk e besonin as si mundësi të largët, ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë tashmë prej shumë ditënetësh të gjata. Në Evropën e Lirisë, më pak se një çerek shekulli më vonë nga lufta e fundit në kontinentin e vjetër, një shtet i pavarur, sovran, demokratik e paqësor u sulmua pa asnjë provokim dhe pa asnjë paralajmërim nga fqinji i tij. Për shumicën dërmuese të botës agresori ka një emër të vetëm: dhe ai është Vladimir Putin, president i Federatës Ruse.

Media po sjell sot shtëpi më shtëpi në të gjithë botën pamje dramatike nga Ukraina dhe Ukraina është bërë kryefjala e sotme e shqetësimit dhe ankthit mbarëbotëror. Qytete të bombarduara dhe të raketuara, fëmijë e gra, civilë të moshuar janë bërë shënjestër e makinerisë ruse të luftës. Një milion e gjysëm njerëz po ikin drejt Perëndimit si refugjatë lufte nga tmerri i luftës.

Ne shqiptarët e njohim mirë një gjë të tillë. Edhe ne e kemi luftuar luftën tonë vetëm 23 vite më parë, kur regjimi nacionalkomunist i Milosheviçit dërgoi avionë e tanke kundër popullsisë civile në Kosovë duke vrarë e masakruar dhe duke shpërngulur me bajoneta në fare pak ditë një milion refugjatë lufte. Atëherë NATO, SHBA e Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe gjithë Perëndimi demokratik u vunë në një front të vetëm, në një betejë të madhe morale që e fitoi njerëzimi me gjuhën e forcës së të drejtës duke imponuar pastaj me të drejtën e forcës, një realitet të ri në Evropë. Atëherë si tani nuk kishte asnjë alternativë tjetër: ose duhet të fitonte liria në Kosovë, ose Evropa do të pësonte goditje tektonike në themelet e saj demokratikë. Në Kosovë, NATO e UÇK-ja luftuan që Kosova të ishte teatri i fundit i luftës së fundit që do të ndodhte në Evropë, ishte leksioni për tiranët dhe autokratët, që tanimë, do të jepet, herët a vonë, edhe dy mijë e ca kilometra larg Prishtinës dhe Tiranës, në skajin më lindor të Evropës.

Lufta po bëhet në Ukrainë, por ajo ka prekur drejtpërdrejt gjithë pjesën tjetër të botës. Ky sulm barbar mbi Ukrainën është sulm mbi të gjithë botën e lirë, është një sulm i paralajmëruar mbi demokracinë dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Lufta nuk bën kompromis me viktimat e saj. Ajo është sot në shtëpitë e gjithë botës. Është edhe në shtëpinë e çdo shqiptari. Kam parë fëmijë ukrainas dhe rusë të mbytur në lot. Të parët duke hipur në trena për të ikur drejt të panjohurës për t’i shpëtuar tmerrit, të dytët në stacione policie në Rusi, nën arrest për pjesëmarrje në protesta. Të dy ato grupe fëmijësh kërkonin prindërit që nuk mundnin t’i mbronin. Pashë edhe fëmijë shqiptarë që solidarizohen duke çuar ndihma për bashkëmoshatarët e tyre në Ukrainë. Veshje dhe batanije, lutje dhe shpresë që ky ankth të mbarojë sa më shpejt.

Lufta nuk kursen askënd dhe në luftë, nga pikpamja njerëzore, nga kostoja për t’u paguar, nga sakrificat që duhen bërë, janë të humbur edhe fitimtarët. Sot Ukraina në front dhe Perëndimi demokratik në të njëjtin front me të, po bëjnë luftë për të gjithë njerëzimin. Dhe njerëzimi, edhe kur i kërcënohen rreziqe ekzistenciale, qoftë me fytyrën e Hitlerit, qoftë me portretin e diktatorëve modernë, është i destinuar të fitojë.

Ndodh që e liga bëhet shtrati i mrekullisë. Lufta është e liga më e madhe që mund të ngjasë; dhe ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një tragjedi e frikshme njerëzore, është një prag ku as fjalët nuk marrin më përsipër të shpjegojnë përmasën e dhembjes. Por kjo luftë po bëhet shkak për një mrekulli që as nuk mendohej vetëm dhjetë ditë më përpara. Rilindja e Evropës dhe një Evropë e rilindur mbi themelet e antifashizmit që i dha kuptim ekzistencës së saj. Atëherë kur ishte një tjetër luftë, Lufta e Dytë Botërore, beteja më e madhe e njerëzimit për paqen.

Sot gjithkush ka kuptuar se kufinjtë lindorë të Evropës janë në Ukrainë. Sepse themelet e saj janë të njëjtë, nga Brukseli në Kiev. Dhe se çdo trandje në Kiev, trondit edhe Brukselin, Parisin e Londrën, Berlinin dhe Romën; çdo dridhje në Kiev ndjehet në Shtëpinë e Lirisë në Uashington dhe kudo gjetkë në hapësirën euroatlantike.

Duke ju rikthyer edhe njëherë historisë, e cila edhe në ditën e festës kombëtare në Shqipëri, shtatë marsi, është mësuese për gjithë ata që duan të mësojnë nga e shkuara për të kuptuar më mirë të sotmen dhe të nesërmen e tyre. Pothuaj çerek shekulli më parë, ekzaktësisht në marsin e vitit 1999, qytetërimi modern euroatlantik pati një armik të përbashkët në nacionalfashizmin e regjimit të Milosheviçit. NATO mposhti me forcën e armëve atë që po bënte forca e zemrave në Kosovë. Ajo luftë morale që u fitua në emër të së ardhmes, i dha Evropës dhe botës një shtet të ri demokratik. I dha një flamur të ri me yje, që nesër do të jetë një yll më shumë në flamurin e vetë Evropës.

Lufta në Ukrainë është këmbana për të parë ndryshe të nesërmen: nuk mund të ketë paqe të të tërës nëse qoftë dhe një skaj i saj është në luftë. Ndaj Ukraina lufton edhe për Ballkanin.

Gadishulli i trazuar që ishte deri çerek shekulli më parë në flakë, i ka dhënë kontinentit shpikjen më të madhe të të gjitha kohërave, demokracinë. Sot është momenti që kontinenti ta bëjë Evropë Ballkanin sepse ndryshe gjithmonë ekziston rreziku që të bëhet Evropa Ballkan. Shpresoj të kuptohet më mirë se më parë se Ballkani në BE, se integrimi në NATO edhe i Kosovës, se përqafimi i sistemit unik të vlerave të NATO-s nga çdo vend në Ballkan, janë mjetet e vetme që i shërbejnë paqes.

Këtë po dëshmon Ukraina. Kjo është beteja e parë që ajo fitoi për të gjithë qytetërimin modern euroatlantik. Vetëm demokracia, ky sistem ende i papërkryer për qeverisjen e njerëzimit, por më i miri i mundshëm që ka shpikur deri më sot njerëzimi, mund të sjellë paqe dhe siguri, mund të garantojë stabilitet dhe bashkëjetesë. Vetëm demokracia e shndërroi Evropën e vjetër, dy herë shtrat i dy luftërave botërore, në një qëndër rëndese për gjithë botën, në një hapësirë lirie dhe shembull për mrekullinë që mund të sjellë liria.
Ukraina sot është leksion i madh, relativizoi shumëçka në sistemin e të menduarit në Evropë. Një nga mediat ndërkombëtare më të njohura nënvizonte se ndërkohë që Rusia po shkonte drejt luftës me atë që bëri fillimisht në Gjeorgji e më pas në Krime, Perëndimi debatonte për mundësinë e ndarjes së tualeteve për gjininë e tretë. Lufta risolli vëmendjen në gjërat bazike të njerëzimit, duke filluar me kërcënimin  për eksistencën e tij. Edhe pse duket ende e largët, mundësia e kërcënimit bërthamor është sërish reale. Jo domosdo në ngarkesën e një rakete, por edhe me aksidente të provokuara në centralet bërthamore të Ukrainës. Dhe pasojat e ankthit bërthamor nuk njohin kufinj politikë mes shtetesh, ajo është një e keqe që godet gjithkënd pa dallim dhe askush nuk është i mbrojtur prej saj, qoftë ky edhe vetë agresori.

Në të gjithë këtë realitet dramatik, Shqipëria është një vend që njeh detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi ne NATO dhe të qënurit pjesë e Perëndimit.

Jemi përfshirë në të gjitha sanksionet financiare që janë vendosur tashmë ndaj Rusisë dhe do të jemi dakort për çdo shkallëzim proporcional të tyre. Jemi përfshirë në sanksione që prekin sektorin e energjisë, transportit, teknologjisë. Shqipëria ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo mjet tjetër të këtij lloji të regjistruar në Rusi dhe gjithashtu, do të refuzojmë çdo përballje me skuadra ruse në aktivitete sportive.

Jemi afruar te jemi pjese e strehimit te refugjateve ukrainas që ikin nga lufta, siç kemi bere fare pak kohë më parë edhe me afganët!

Ndihma jonë do të jetë pjesë e koordinuar e veprimeve me komunitetin ndërkombëtar dhe SHBA-ne, të bindur se bëjmë detyrën dhe kthejnë gjithashtu atë borxhin moral që faktori shqiptar kudo në rajon ka ndaj Perëndimit!

Tashmë të gjithë e dinë mirë se tuneli i luftës ku ka hyrë bota është i gjatë, por jo pa fund. Në fund të tij do të shohin dritën e duhur që do të na bëjë të njohim më mirë edhe vetveten! /javanews.al

 

Tags: Elisa SpiropalievropaUkraina

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Një klithmë nëne në ditën e nënave

Nafta arrin tjetër rekord në tregun vendas, kërcen në 250-260 lekë për litër

Përfshihet nga zjarri kati i tretë i konviktit tek Qyteti Studenti







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com