Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Legjitimiteti në politikë dhe në PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Pëllumb Nako

Në kontekstin e një politike serioze, partitë e reja dhe të vjetra, të majta dhe të djathta, liderë të rinj e liderë të vjetër duhet të kalojnë domosdoshmërisht në një shteg kalimi të njëjtë për të gjithë dhe që e kthen aksionin e tyre politik, në projekt social për mbarë vendin.

Dhe ky detyrim është pa dyshim “legjitimiteti”. Nisur nga komponentët përbërës të shoqërisë në përgjithësi, është më se e kuptueshme që legjitimiteti nuk arrin kurrë të krijojë unanimitet. Pavarësisht se koncepti në fjalë është term i ndërtuar mbi baza juridike, në realitetin social e politik të funksionimit të shoqërisë ai ka marrë kuptimin domethënës të “pranimit në mënyrë vullnetare të autoritetit të një institucioni apo të një individi”.

Përgjithësisht, në realitetin politik të vendit tonë, gjatë aksioneve të krahëve të politikës dhe të vetë qeverisjes, pak rëndësi i kushtohet legjitimitetit të aktit të kryer në një kohë të dhënë. I vetmi moment kur ai vlerësohet është periudha e zgjedhjeve politike apo edhe administrative. Me të marrë pushtetin, asnjë grupim politik kombëtar nuk merr mundimin ta verifikojë atë pranë trupës sociale të vendit edhe nëse kjo e fundit ka perceptim masiv se aksioni politik i qeverisë apo edhe i opozitës bëhet tërësisht kundër vullnetit dhe interesave të saj. Në rastet e një mangësie të tillë, prodhohen përplasje sociale ku qeveria përdor forcën dhe ushtron dhunë, kurse opozita nxjerr para rregulloren e partisë. Pikërisht është mungesa drastike e vullnetit politik ajo që nuk lejon gjetjen e instrumenteve të matjes së herë pas hershme të legjitimitetit të shumë prej aksioneve politike të vërejtura në skenën politiko-sociale të vendit, si nga pozita edhe nga opozita në disa raste.

Mangësia e mësipërme shkëlqen sidomos në këto kohë së fundmi ku skena politike e opozitës është e përmbytur nga debate e komente nga më agresivet. Mendimi dominohet nga një pasion herë i stisur dhe i kalkuluar me dashje, herë spontan e naiv. Gjithçka lidhet me rikthimin e afërt të Berishës në krye të Partisë Demokratike. Goditjet më të mëdha përqendrohen mbi faktin se Berisha është shpallur tashmë ‘non grata’ nga ana e SHBA-ve, të cilat e akuzojnë për korrupsion. Dhe vetëm kaq. Ndërkohë PD-ja zyrtare dhe faktorë të tjerë janë përqendruar në largimin e Berishës dhe jo në eliminimin e faktorëve që motivon një numër jo të vogël individësh për ta ndjekur atë pas.

Në thelb, pra, debati përqendrohet në faktin se Berisha nuk duhet të vijë në pushtet sepse është një individ ‘non grata’ dhe SHBA janë aleati ynë më i madh, sepse ai ka kaq vite që dominon skenën politike të vendit e të tjera si këto që në fund të fundit janë të drejta. Dhe nga ana tjetër askush nuk analizon apo të përpiqet të kuptojë se përse megjithëse ‘non grata’, megjithëse po ridel në krye të PD ‘për hallin e tij’ megjithë ‘ato mëkate’, përsëri ai gëzon përsëri mbështetje sa të pretendojë e të vijë në pushtet? Dhe ky është problemi i vërtetë.

Zhvillimet që po shohim aktualisht, pozitive apo negative, qofshin nuk duhen parë mbi bazën e manovrave apo intrigave në kulista politike për të ruajtur karrigen parlamentare, por duhen analizuar mbi disa ligjësi objektive që motivojnë lëvizjen e shoqërisë së një vendi. Fenomene këto që njihen për universitalitetin e tyre. Janë ligjësi të kësaj natyre që një politikan kalibri i nuhat dhe i ndjen për t’i shfrytëzuar e për të dalë në krye të njerëzve dhe jo argumenti që ‘ti je non grata, largohu!’.

Pasi u shpall ‘non grata’ Berisha filloi lëvizjen e tij të njohur në Parti. Dhe fakti mbetet fakt. Ai kishte dhe ka vetëm një alternativë: ‘Legjitimitetin’. Në stadium u mblodh rreth 5 mijë vetë. Kjo do të thotë se aksioni i tij gjeti mbështetje për t’i dhënë pikërisht legjitimitet hapave të mëpasshëm. Pra, plot 4394 persona, militantë e anëtarë të PD-së u bindën në mënyrë vullnetare autoritetit apo influencës së personit Berisha, i dhanë atij mbështetjen e duhur. Ky fakt është i mjaftueshëm për të përligjur aksionin a tij politik në vazhdim. Por ka edhe diçka tjetër më shumë që i kthen hapat e tij të mbështetur mbi bazë solide e të besueshme. Dihet që autoriteti apo influenca e një individi fitohet edhe nëpërmjet ushtrimit të shtrëngimit duke përdorur gjithë ingranazhet e shtetit direkt apo indirekt, dukshëm apo okult. Kurse legjitimiteti i shprehur në këtë takim merr përmasa të besueshme për faktin se në atë kohë Berisha nuk zotëronte asnjë lloj fuqie apo instrumenti shtrëngues për të detyruar të tjerët ta ndjekin pas. Siç ndodh aktualisht me nëpunësit e shtetit në aktivitetet politike të partisë. Madje, në këtë kontekst, nuk është pa vend të përmendet fakti se deri më sot, Berisha është lideri i vetëm që ka demonstruar influencë të madhe në çështje kombëtare, duke qenë tërësisht jashtë çdo lloj pushteti.

Pikërisht ky moment përbën edhe gabimin më të madh, edhe të PD-së zyrtare edhe të komenteve e komentatorëve. Pa përjashtim ata vazhduan e vazhdojnë të merren me Berishën duke supozuar nëse vjen apo nuk vjen dot në pushtet duke qenë person “non grata” apo se po e bën këtë aksion pasi kërkon të mbrojë veten. Askush nuk po atë që duhet. Sepse tradicionalisht e gjithë vëmendja mediatike përqendrohet te manovrat e drejtuesve politikë, te kalkulimet apo lëvizjet e tyre. E rëndësishme për studiot televizive është se çfarë thonë ata, si duhet zbërthyer filozofia e tyre dhe jo të maten e të kuptohen e më pas t’u bëhet jehonë se cilat janë dëshirat dhe aspiratat e ushtrisë e madhe e njerëzve të shtresave modeste, të thjeshta, të frustruara, shpresëhumbur, demokratë ose jo.

Askush nuk u përpoq të kuptonte dhe të analizonte se cilat ishin arsyet që rreth 5 mijë vetë e akoma më shumë aktualisht e ndoqën pas Berishën. Kjo masë njerëzish nuk është aq e vogël sa për t’u konsideruar fanatikë, kamikazë apo edhe e verbër. Në këtë masë nuk ka as budallenj, dhe aq më pak antiamerikanë. Të gjithë e dinë shumë mirë se ç’do të thotë “non grata”, por përsëri gjejnë një motiv që të besojnë liderin e ta ndjekin pas. Edhe në qofshin naivë apo dritëshkurtër, përsëri në mendjen e tyre e kanë bërë një peshim të gjërave dhe zgjodhën pikërisht këtë opsion. E kuptoi këtë PD-ja zyrtare? Ajo dhe kritizerët të paktën duhej të bënin qoftë edhe një sondazh të thjeshtë: Përse njerëzit e PD-s po shkojnë tashmë me shumicë drejt Berishës?

Nëse në mënyrë cinike dhe të pashpirt do të thoshim se gjithë kjo masë njerëzish që sa vjen e rritet, ka zgjedhur një alternativë vetëvrasëse, atëherë kjo tregon se ku është katandisur qeverisja e shoqërisë shqiptare. Nëse dëshpërimi i njerëzve ka arritur në përmasa sa që të përqafojnë një alternativë kaq të vështirë për t’u realizuar, nxjerr në dukje faktin se problemi më i madh nuk është elementi Berisha, por qeverisja katastrofike dhe opozita zyrtare e pazonja për të qenë përfaqësuesja e dëshpërimit ekstrem. Faktikisht në radhët e PD-së Berisha gjeti një gropë të madhe, të cilën e mbushi menjëherë.

Tags: BerishaPDpellumb nako

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Zyrtarët mohojnë censurën në Rusi

Helmohen disa punonjëse të një ndërmarrje në Durrës

Gripi i shpendëve dhe në Vlorë, Gjeci: Ndalohet tregtimi në ambiente të hapura







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

by mirseda
22:04 | 06/06/2026
0

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i...

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com