Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

Udhëtimi i Dr. Cynthia Schofield dhe Rachel Foreman, të dyja mësuese në Shkollën e Lartë “Harper Creek”, nëpër Shqipëri vijon ende. Ata përmes “Studimit Ndërkombëtar të Studimeve DeMaso’, erdhën në vendin tonë dhe herë pas here u shkruajnë dhe u tregojnë nxënësve të tyre për eksperiencat që po kalojnë këtu. Kështu ata të gjendura në vendin e Shqiponjave për festat e fundvitit kanë përshkruar atmosferën që sjellin qytetet shqiptare që ato kanë vizituat, shkruan battlecreekenquirer.com.“Kur  shkova  fillimisht, tregimet popullore dhe legjendat shqiptare më intriguan. Ata ishin tregime të kushtuara detyrës dhe nderit.   Për shembull, i bir i premton nënës së tij që të marrë motrën e tij që jeton larg dhe edhe pse vdes në betejë, ai ngrihet nga varri për të përmbushur zotimin e tij ndaj nënës. Në një tjetër përrallë, një grua u muros në muret e kalasë, për të siguruar që ajo të mos shembej (e kam fjalën për kalanë e Rozafës në Shkodër).

Emri i Kështjellës është i lidhur me legjendën e murimit. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, dhënien e besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë, si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret për çdo natë. Uji gëlqeror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënia e anës së djathtë të trupit jashtë “syrin tim të djath që të shoh tim birë, krahun e djathtë që ta mbaj, gjirin e djathtë që ta ushqej, këmben e djathtë që të tund djepin”,  që të kujdesej për të birin e sapolindur.Por, më tej mësuesja nga Amerika flet për bamirësinë që njerëzit në Shqipëri e kanë në shpirt dhe gjak. Ajo më tej shprehet se në prag të festave të fundviti, bamirësia dhe solidariteti me më të pamundurit duhet të jetë më i madh.

“Ndërsa në Shqipëri ka shumë xhami. Një nga pesë shtyllat e islamit është bamirësia. Dhe, sigurisht që kam dëshmuar akte bamirësie në këtë udhëtim. Vajzat e shkollave të mesme gjatë rrugës për në shkollë u jepnin para lypësve në rrugë, një tregtar që po dilte nga dyqani i tij i dha një sanduiç një njeriu  për të ushqyer fëmijën e tij i cili hante të njëjtin ushqim me macet dhe qentë e rrugëve.

Koncepti i dashurisë nuk është i huaj për mua; si i krishterë, dashuria hyjnore ishte ngulitur tek unë që nga lindja: «Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë, isha i huaj dhe më pritët …» (Mateu 25:35).

Detyra, nderi dhe bamirësia janë koncepte që kalojnë kufijtë gjeografikë. Ato janë thelbësore për njerëzimin tonë. Krishtlindja është një kohë për të dhënë. Nuk ka të bëjë me atë që unë do të marr, por më tepër se si mund t’i jap më së miri të tjerëve. Ndërsa po udhëtoj në të gjithë Shqipërinë, e kam parë Shqipërinë të fillojë përgatitjet e saj për Krishtlindje: pemët tashmë janë të stolisur me xhingël dhe stolitë, rrugët e çdo qyteti kanë shpërndarë dritat për të festuar festat e ardhshme. Babai i Krishtlindjeve qëndron në trotuare.

Detyra, nderi dhe bamirësia janë tiparet që “Battle Creek” dhe Shqipëria  kanë të përbashkët. Në sipërfaqe, Shqipëria mund të duket e huaj. Megjithatë, kur e gërvishtja sipërfaqen e saj, ajo ndihet e njohur. Unë jam shqiptar dhe shqiptarë jam unë. Ne jemi një. Ne ndajmë një njerëzim të përbashkët që kapërcen fenë, gjininë, kombin dhe kontinentin. Unë i jam mirënjohëse Shqipërisë për këtë provojë të paharruar që po kaloj këtu”. TIRANA TODAY

Tags: “BESA”amerikanenbamirësiagojë”hapurLegjendatLënëshqiptare

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë

Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com