Lefter Koka ka nisur zyrtarisht fushatën për Partinë Socialiste. Deputeti Lefter Koka ka zyrtarizuar tashmë kalimin në Partinë Socialiste, dhe garimin në zgjedhje me këtë parti në 25 prill.
Ish-drejtuesi i LSI-së shprehet se kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike të tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve.
Ai ka qenë dje i pranishëm në takimin që kryeministri Rama ka mbajtur në Durrës, teksa sot ka shpërndarë fotot e atij takimi, dhe i bindur shkruan se PS do të marrë mandatin e tretë.
Lefter Koka u përjashtua nga LSI-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin. Ky i fundit u përmend edhe nga Rama në fjalën e tij, duke i atribuuar një pjesë të punës lidhur me projektin e menaxhimit të plehrave në vend.
Statusi
#PS3 Durrësi , Shijaku dhe Kruja besojnë në misionin tonë.
Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike me të cilën u përmballëm pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve.
Besimplotë se do të sfidojmë çdo vështirësi me energjinë dhe shpirtin e ekipit tonë , për të përfaqësuar shpresën dhe besimin e qytetarëve tanë.