Largimi i mundshëm i Lionel Messi-t nga Barcelona vijon të jetë kryefjala e këtyre ditëve në botën e sportit.
Së fundmi, gazetari argjentinas, Martin Arevalo, ka dhënë më shumë detaje se cili mund të jetë rezultati i kësaj “telenovele botërore”.
“Ka 90% shanse që Messi të vazhdojë te Barcelona. Nesër (sot, të enjten) ai do të ketë një vendim përfundimtar. Messi po vlerëson seriozisht qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021 dhe largimin nga dera e madhe në fund të kontratës së tij”, tha gazetari i “TyC Sports” gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Informacioni në fjalë vjen pas takimit të djeshëm midis Jorge Messi dhe Josep Maria Bartomeu.
🚨🚨🚨 Cuenta @arevalo_martin en @presionalta: "Hay 90% de chances que Messi siga en Barcelona. Mañana tendrá una decisión definitiva". 🚨🚨🚨 pic.twitter.com/m9Mx69PkdK
— César Luis Merlo (@CLMerlo) September 2, 2020