Manchester City vazhdon të bëjë investime të çmendura në repartin e mbrojtjes dhe goditja e radhës mban firmën e 70 milionë eurosh. Aymeric Laporte është dhurata e fundit për Guardiolan nga sheiku i Cityt, që u finalizua për 65 milionë euro plus 5 milionë të tjera në bonus. “Qytetarët” në një hark kohorë prej një sezoni e gjysmë ka shpenzuar plotë 269.5 milionë euro për blerjen e pesë futbollistëve që do të ndërtonin murin mbrojtës, shumë që disa ekipe nuk i kanë shpenzuar në total.
Trajneri katalanas është i interesuar të ketë një mbrojtje të konsoliduar dhe me një vizion të madh për të kontrolluar topin me këmbë, pasi portieri i të kaltërve nuk e shkelmon topin ndonjëherë. Gjithë loja e Guardiolës fillon nga këmbët e mbrojtjes dhe kjo ka bërë që ai të mos kursehet në atë repart. Është pikërisht kjo arsyeja pse Stones nënshkroi sezonin e kaluar dhe e njëjti motiv për blerjen e Laporte. Që të dy janë qendror të ngjashëm, të gjatë dhe plot klas, për të marrë topin nga mbrapa. Etiketa e paguar nga City për Laporte, plot 70 milionë euro, e bën atë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit, i parakaluar vetëm nga Van Dijk, i blerë nga Liverpool për shumën rekord 85 milionë euro.
Bashkë me Walker, Danilo dhe Mendy, City në dy sezonet e fundit ka shpenzuar në total 270 milionë në pesë mbrojtës. Për të mbrojtur veten me çdo kusht.
LAPORTE (70 milionë) – Merkato dimërore 2017/18
MENDY (57.5 milionë) – Merkato verore 2017/18
WALKER (57 milionë) – Merkato verore 2017/18
DANILO (30 milionë) – Merkato verore 2017/18
STONES (55 milionë) – Merkato verore 2016/17