Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Lajnë hesapet” në Shqipëri, Artan Hoxha zbardh skemën

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Artan Hoxha zbulon “biznesin” që nuk u prek nga COVID-19

Gazetari investigativ Artan Hoxha, zbuloi se grupet kriminale zgjedhin që të lajnë hesapet e tyre brenda territorit shqiptar, pasi evitojnë problemet që mund të kenë në vendin ku është krijuar konflikti. I ftuar në ‘Byro Politike’, Hoxha tha se izolimi i diktuar nga epidemia, ka çuar në acarimin e grupeve kriminale.

Duke bërë një analizim të situatës, gazetari deklaroi se ndonëse kemi qenë në izolim, grupet kriminale e kanë mbajtur nën vëzhgim njëri-tjetrin. Për rrjedhojë, ky izolim krijoi vonesa në pagesa në trafiqet e ndryshme që bënin këto grupe kriminale.

“Në fakt nga statistikat e më shumë se dy dekadave të fundit, gjatë një periudhe kohore të një viti, janë 2 muaj problematikë në vend. Në këto muaj shtohet më shumë vigjilenca e policisë dhe kontrollit të territorit.

Bëhet fjalë për muajin gusht dhe dhjetor, përkojnë festat, shtohet qarkullimi, rritet lëvizja brenda territorit, ku humbasin vigjilencën vet personat që merren me botën e nëndheshme të krimit. Dhe ku kësaj periudhe këtë vit, i është shtuar edhe kjo periudha e pandemisë.

Pandemia bëri që të ngeleshin të bllokuar brenda territorit, një pjesë shumë e madhe e këtyre personazheve. Duke lëvizur jashtë territorit, ata rrinë larg njëri-tjetrit, sigurisht ndjekin aktivitetet e tyre, por rrinë larg.

Këta personazhe goditjet nuk i bëjnë jashtë territorit, sepse e dinë që të bësh një atentat në një vend tjetër, do të kesh llogari jo vetëm me shqiptarët, por edhe me territorin ku është kryer ngjarja.

Prandaj Shqipëria është kthyer gjithmonë në vendin ku zgjidhen konfliktet dhe problematikat që nisin jashtë territorit të Shqipërisë. Duke u bllokuar nga data 10 mars, kur nisi izolimi dhe deri në fund të majit këta personazhe kanë qenë brenda. Sigurisht këto grupe kriminale e kanë mbajtur nën vëzhgim njëri-tjetrin dhe ka bërë që të agravohet situata dhe patjetër ky izolim dhe pandemia krijoi vonesa në pagesa në trafiqet e ndryshme që bënin këto grupe kriminale.

Është një biznes i paligjshëm, ku dihet se sa është volumi dhe sa është paraja e paligjshme e cila injektohet në ekonomitë e vendeve të përfshira. Në këtë vend ka disa zona që siç i ndante komiteti i pandemisë, në zona të kuqe, dhe në zona të verdha apo të gjelbërta, kështu janë edhe zonat e aktivitetit kriminal”, tha Hoxha.

Tags: Artan Hoxhagrupet kriminalepandemia

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, reagon Mike Pompeo

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, reagon Mike Pompeo

“Dialogun me Serbinë e udhëheq unë, jo Thaçi”, Hoti: I kam çuar ftesë Kurtit

"Dialogun me Serbinë e udhëheq unë, jo Thaçi", Hoti: I kam çuar ftesë Kurtit

Halit Valteri: Marrëveshjen PD-PS s’do e votojmë në Kuvend, do hyjmë në grevë urie

Halit Valteri: Marrëveshjen PD-PS s’do e votojmë në Kuvend, do hyjmë në grevë urie







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com