Deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar grevë urie dhe bllokim Kuvendi, ditën që do të votohet marrëveshja e arritur në Këshillin Politik.
“Të gjithë ata që e duan ndryshimin e këtij sistemi, grupi ynë demokrat dhe tre grupet e opozitës, nuk po them ata 6 të pavarurit që kanë dalë, por po them që ditën që do të votohet kjo marrëveshje e shkruar në anglisht, do të futemi në grevë urie dhe nuk do ta lejojmë që ta votojnë. Do të bllokohet Parlamenti”, tha ai në “Arena” në RTV Ora.
Pak çaste më parë, kryeministri Edi Rama i ka dërgoi një ftesë tjetër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama tha se duhet të bashkojnë forcat së bashku, e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.
Nga ana tjetër, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre.