Më në fund lajme të mira nga Kosova, e cila gjatë ditëve të fundit ka patur përmirësime lidhur me situatën me pandeminë.
Ndryshe nga raportimet e mëhershme ku kishte shifra të frikshme sa i takon infektimeve, në 24 orët e fundit janë identifikuar 329 raste.
Janë testuar 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 humbje jete me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 46.909 nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes.