E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Akte dhune në protestë? Balla: Shihni çfarë bëjnë policët në SHBA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, justifikoi dhunën policore gjatë protestave pas vrasjes së Klodian Rashës, duke u ndalur tek shembulli i policëve në SHBA, në të tilla raste.

“Shihni protestat në SHBA, nëse do më thoni që qasja këtu është më e ashpër se në SHBA unë do thoja po, ka një tejkalim. Por, mos harro jemi në kushtet kur ke 16 punonjës policie të plagosur, njëri prej tyre rrezikon shikimin, gjej rastin të falenderoj qeverinë që e ka çuar për kurim jashtë vendit. Unë e di se një pjesë e madhe e atyre që dolën për protestë paqësore nuk e prisnin dhunën. Përfshirja e elementëve kriminalë në krye të protestës, njëri prej tyre është njeri me elementë të rënda kriminale ka bërë që kjo protestë të marrë këtë lloj drejtimi. Goditja dhe vendosja e zjarrit tek elementët që përbëjnë festën e Krishtlindjes është e rëndë. Unë jam mysliman, kam një bashkëshorte ortodokse dhe festojmë të gjitha festat. Nuk gjej arsye të them si djali im del nga shtëpia dhe i vë zjarrin bredhit”,- tha Balla.

Ai bëri përgjegjës PD-LSI për dhunën që ushturan protestuesit ndaj institucioneve, ndërsa u shpreh se qeveria Rama është e vendosur të bëjë drejtësi pas vrasjes së të riut Rasha.

“Ka ndodhur një akt i rëndë, një polic ka përdorur armën kundër ligjit. Kjo qeveri e ka marrë masën më të rëndë, ka dhënë dorëheqjen ministri. Në këto kushte shtuar edhe pandeminë ku djem e vajza pa maska kthehen në shtëpi pasi marrin virusin dhe çojnë gjyshërve. Pra, ne nuk presim protestat për të vënë në vend drejtësinë.Jemi në kushtet kur ky punonjës, me aq sa kam parë dhe provat që kanë dalë, jam i bindur që e ka thyer ligjin, por është në masë arresti me burg dhe i akuzuar për vrasje.

Pra, garancitë për vendosjen e drejtësisë janë të garantuara. Raste të tilla mund të dalin në çdo vend të botës. Për fat të mirë sot në pushtet është kjo qeveri që vendos standardin e lartë. Dha dorëheqjen ministri. Ky ishte standard i vendosur nga PS. Nuk ka asnjë ministër që i ka ndodhur një problematikë dhe s’ka marrë përgjegjësi. Ne kemi një kontratë me qytetarin”, u shpreh Balla në ”News 24”.

Lexo edhe :   SHBA: Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Co*id, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas raportit ditor, të infektuar me koronavirus janë shënuar...

Studimi/ Një në tetë pacientë të shëruar nga Covid-19 vdesin brenda 5 muajve

Pothuajse një e treta e pacientëve të shëruar nga Covid19  përfundojnë përsëri në spital brenda pesë muajve, dhe një në tetë prej tyre vdesin...

Financimi i rrugës Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria shkeli kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, në lidhje me financimin e rrugës...

Pasuria e Ditmir Bushatit/ Ish-ministri nuk justifikon huan prej 20 mijë eurosh

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post...

Nuk keni parë gjë akoma

Nga: Fatos Lubonja Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje që pushtuan mediat tradicionale, portalet dhe rrjetet sociale. Njëra ishte videoja e...